Kronika 13 April 2026, 19:59 Nga VNA

Prindërit e Enton Janushit trokasin në Prokurorinë e Elbasanit dhe kërkojnë eshtrat e të birit, që të mund të kryejnë ceremoninë mortore dhe të kenë një varr për të

Ndaje në Whatsapp
Prindërit e Enton Janushit trokasin në Prokurorinë e Elbasanit

Janushi u rrëmbye dhe u zhduk pa gjurmë 11 vite më parë, më 19 janar 2015, teksa ishte në kërkim si i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Florenc dhe Glevis Tola nga Elbasani në Holandë.

Në kuadër të hetimeve, prokurorët zbuluan përmes ADN-së se eshtrat e gjetura në fshatin Babje të Librazhdit në shkurt të 2015 i përkisnin pikërisht Enton Janushit alias Taulant Maze. Fillimisht u dyshua se trupi i pajetë i përkiste Renato Hamzës, këngëtar nga Elbasani gjithashtu i zhdukur. Në 2022 u vendos të kryhej zhvarrimi nga varret publike në Librazhd dhe të bëhej dhe krahasimi me ADN-në e nënës së Hamzës. Por, pasi nuk rezultoi e përputhshme, prokurorët ftuan dhe morën ADN-në e prindërve të Janushit, pasi rezultonte se gjurma e fundit e tij pas rrëmbimit pa zhurmë në Tiranë, sikurse ishte qeliza e telefonit, ishte në Peqin.

Vetëm pak javë më parë, prokurorët konfirmuan se eshtrat i përkisnin Janushit. Menjëherë pas publikimit të lajmit në media, dy prindërit e tij të moshuar kanë kërkuar eshtrat e të birit. Sipas procedurës duhet që prokuroria të urdhërojë zhvarrimin, një procedurë që duhet të kryhet edhe në bashkëpunim me institucionet e tjera.

Por, teksa pritet që eshtrat e Enton Janushit t’i dorëzohen familjes, prokuroria po vijon hetimet me shpresën për të identifikuar autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Enton Janushit. Dyshimet janë se krimi u urdhërua për shkak të përplasjes së grupeve kriminale në trafikun e drogës, për shkak se vrasja e dy vëllezërve Tola ndodhi pas grabitjes së një sasie të madhe droge. I dyshuari kryesor për rrëmbimin dhe zhdukjen e Janushit është një biznesmen që aktualisht ndodhet në paraburgim, i arrestuar me urdhër të SPAK për një tjetër dosje penale.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme