Sport 12 Prill 2026, 15:38 Nga VNA

Kroos pranë rikthimit te Real Madridi, këtë herë në një rol drejtues

Ndaje në Whatsapp
Kroos pranë rikthimit te Real Madridi, këtë herë në

Toni Kroos duket se është pranë një rikthimi te Real Madrid, por këtë herë në një rol jashtë fushës.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle AS, ish-mesfushori pritet të angazhohet në strukturën sportive të klubit duke nisur nga kjo verë, edhe pse detajet e rolit të tij mbeten ende të paqarta.

36-vjeçari i dha fund karrierës në vitin 2024, pas një dekade të suksesshme me “Los Blancos”, ku koleksionoi pesë trofe të UEFA Champions League dhe katër tituj në La Liga.

Nga ana tjetër, sezoni i fundit nuk ka qenë në lartësinë e pritshmërive për madrilenët. Klubi u nda para kohe me trajnerin Xabi Alonso dhe rrezikon ta mbyllë sezonin pa trofe. Real Madrid është eliminuar nga kupa dhe, me shtatë javë të mbetura në kampionat, ndodhet nëntë pikë pas kryesuesve FC Barcelona.

Video

Është radha jonë

Kur thotë ekonomia jonë e ka fjalën për shtëpinë e vet. Se jahtet mbushen me naftë, zbrazin banjon e kthehen në det.

Prandaj po dynden anglezët me gomone.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme