Sport 11 Prill 2026, 21:03 Nga VNA

Bayern argëtohet në kampionat, shkatërron St. Pauli dhe shkon i sigurt drejt titullit në Bundesliga

Ndaje në Whatsapp

Bayern argëtohet në kampionat, shkatërron St. Pauli dhe shkon i

Bayern Munich ka dhuruar spektakël në kampionat, duke triumfuar me rezultatin e thellë 0-5 në transfertë ndaj St. Pauli.

Ndeshja u zhbllokua në pjesën e parë nga Jamal Musiala, i cili i dha avantazhin bavarezëve pas një loje të kontrolluar dhe dominimi të vazhdueshëm. Me këtë gol, Bayern e mbylli fraksionin e parë në epërsi minimale, por me kontroll të plotë të ritmit të lojës.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany shtoi ndjeshëm intensitetin dhe konkretizoi dominimin me katër gola të tjerë. Leon Goretzka dyfishoi shifrat, ndërsa më pas Michael Olise, Nicolas Jackson dhe Raphaël Guerreiro vulosën rezultatin e thellë 0-5, duke kompletuar një paraqitje bindëse të kampionëve.

Me këtë fitore, Bayern Munich ngjitet në kuotën e 76 pikëve, duke forcuar edhe më shumë pozitat në garën për titull, i cili tashmë duket vetëm një formalitet.

Në ndeshjet e tjera të javës, Borussia Dortmund u mposht minimalisht 1-0 nga Bayer Leverkusen, ndërsa përballja Leipzig–Borussia Mönchengladbach u mbyll gjithashtu 1-0. Bundesliga do të vijojë të dielën me takime të tjera interesante në program.

Video

Është radha jonë

Kur thotë ekonomia jonë e ka fjalën për shtëpinë e vet. Se jahtet mbushen me naftë, zbrazin banjon e kthehen në det.

Prandaj po dynden anglezët me gomone.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme