Sport 13 Prill 2026, 18:53 Nga VNA

Interi në “autostradë” drejt titullit: Llogaritjet për kampionin e ri të Italisë

Ndaje në Whatsapp
Interi në “autostradë” drejt titullit: Llogaritjet

Ka nisur numërimi mbrapsht, tashmë është çështje javësh dhe po afrohet data e mundshme e titullit të 21-të kampion për Interin.

Skuadra zikaltër ka thelluar avantazhin në +9 pikë ndaj Napolit, i dyti në rënditje, me gjashtë javë të mbetura deri në fund të sezonit, pas fitores në Como dhe barazimit të napolitanëve në Parma.

Tashmë kanë nisur llogaritjet për të kuptuar se kur zikaltërit mund ta sigurojnë matematikisht titullin e 21-të kampion në Serie A. Nga 18 pikë të mundshme, Interit i mjaftojnë 10 pikë, të cilat mund t’i sigurojë në katër ndeshjet e ardhshme, deri në përballjen në “Olimpico” ndaj Lazio-s më 10 maj.

Në ndeshjet e mbetura, Interi do të luajë kundër Cagliari-t, Torino-s, Parma-s, Lazio-s, Verona-s dhe Bologna-s (tre ndeshje në shtëpi dhe tre jashtë), ndërsa Napoli përballet me Lazio-n, Cremonese-n, Como-n, Bologna-n, Pisa-n dhe Udinese-n (katër ndeshje në shtëpi).

Nëse Interi dhe Napoli do të fitonin të gjitha ndeshjet e tyre, skuadra e drejtuar nga Chivu do të shpallej kampione pikërisht pas ndeshjes me Lazio-n në javën e parafundit një sfidë simbolike, pasi pikërisht ndaj kësaj skuadre humbi shanset për titullin sezonin e kaluar.

Video

Është radha jonë

Kur thotë ekonomia jonë e ka fjalën për shtëpinë e vet. Se jahtet mbushen me naftë, zbrazin banjon e kthehen në det.

Prandaj po dynden anglezët me gomone.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme