Marcelo Vieira ka ndarë mendimin e tij për dy nga futbollistët më të mëdhenj në histori, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
I pyetur se cili prej tyre ishte më i vështirë për t’u përballur në fushë, braziliani nuk ka pasur dilema, duke zgjedhur Messin.
“Messi. Ai ishte i jashtëzakonshëm,” u shpreh Marcelo, duke vlerësuar nivelin dhe ndikimin e argjentinasit në lojë.
Kjo deklaratë i shtohet listës së gjatë të vlerësimeve për Messin, i cili gjatë karrierës ka marrë elozhe të shumta nga kundërshtarë dhe bashkëlojtarë, duke u konsideruar si një nga futbollistët më dominues të të gjitha kohërave.






















