Politika 13 April 2026, 18:28 Nga VNA

Shpata e drejtësisë në fjalim, imuniteti në votim: dy fytyrat e reformës së Ramës

Ndaje në Whatsapp
Shpata e drejtësisë në fjalim, imuniteti në votim: dy

Kryeministri Edi Rama vijon turin e takimeve me socialistët, këtë herë në Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, ku u ndal te Reforma në Drejtësi. Ai u përpoq të bindë të tijtë se shumica parlamentare nuk përdoret për ta penguar atë dhe se PS nuk e ka tradhtuar votën e marrë nga qytetarët.

“Ne nuk e tradhtojmë dhe nuk e kemi tradhtuar votën. Nuk e kemi marrë votën për të kthyer mbrapsht reformën në drejtësi. Reformën në drejtësi do e çojmë deri në fund. Pa vullnetin tonë nuk pavarësohej drejtësia. Shpata e drejtësisë ishte në zyrën time që nga 1912 dhe ne ia dorëzuam një pushteti tjetër, dhe nuk kemi ndërmend ta marrim mbrapsht”, tha Rama.

Një deklaratë e fortë në formë. Por në përmbajtje, realiteti politik duket më pak epik.

Sepse ndërkohë që Rama flet për “shpatën e drejtësisë”, me shpatën shumë më konkrete të 82 votave në parlament ai vendosi të shpërfillë drejtësinë kur mbrojti imunitetin e Belinda Ballukut. Ishte një moment që shumëkush e konsideron si një nga goditjet më të forta ndaj reformës në drejtësi, pas ndërhyrjeve politike që shoqëruan edhe mbrojtjen e Erion Veliajt.

Pasojat nuk janë vetëm në planin e debatit të brendshëm. Qeveria shqiptare po përballet edhe me shtimin e rezervave nga Komisioni Evropian në procesin e integrimit, pikërisht për shkak të dyshimeve mbi vullnetin real për të mos ndërhyrë në drejtësi.

Dhe ndërsa Rama këmbëngul se nuk do ta marrë mbrapsht “shpatën e drejtësisë”, ai njëkohësisht po mbështet për herë të dytë komisionin e Fatmir Xhafajt, një strukturë që kritikët e shohin si përpjekje për t’i vendosur kufij SPAK-ut – pavarësisht kundërshtimeve të përsëritura nga partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë pikë mbetet një pyetje e thjeshtë:
nëse drejtësia është kaq e pavarur sa thotë kryeministri, çfarë pengesash të tjera mendon se mund t’i vendosë akoma?

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme