Politika 11 April 2026, 14:25 Nga VNA

Kriza e bujqësisë? Rama dhe Balluku gjejnë fajtorin: mediat

Ndaje në Whatsapp
Kriza e bujqësisë? Rama dhe Balluku gjejnë fajtorin: mediat

Në Lushnjë, aty ku fermerët përballen çdo ditë me çmimet, kostot dhe tregun, Kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku ofruan një diagnozë të pazakontë për problemet e bujqësisë shqiptare: jo mungesa e parave, jo subvencionet e pakta, jo tregu i paqëndrueshëm, por… media.

Në takimin me fermerët, Rama u përpoq të zhvendosë debatin nga paratë tek “mentaliteti”. Sipas tij, sot problemi nuk është më mungesa e financimit, por mënyra se si njerëzit e shohin bujqësinë dhe paragjykimet që krijohen rreth saj. Në këtë logjikë, pengesa kryesore duket se nuk janë arat e mbushura me borxhe apo prodhimet që shpesh shiten nën kosto, por “tenxheret mediatike” dhe “pazari i thashethemeve të Tiranës”.

“Nuk është paraja çështja jonë kryesore sot”, tha Rama, duke shtuar se sfida është të kuptohet se si mund të sigurohet paraja për të ecur përpara.

Për fermerët që prej vitesh ankohen për mungesën e mbështetjes, kjo deklaratë tingëllon si një paradoks i vogël politik: paratë nuk janë problemi, por duhet të gjejmë mënyrën për të siguruar para.

Retorika e re duket se kërkon të bindë se bujqësia shqiptare pengohet më shumë nga perceptimi sesa nga realiteti ekonomik. Pra, sipas kësaj filozofie, problemi nuk është në arë, por në ekran.

Nëse kjo është diagnoza e re e qeverisë për sektorin bujqësor, atëherë fermerët e Lushnjës mund të kenë mësuar një gjë të rëndësishme nga ky takim: në Shqipëri, ndonjëherë krizat nuk vijnë nga mungesa e zgjidhjeve, por nga mënyra si flitet për to.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme