Politika 13 April 2026, 15:26 Nga VNA

PD: Të përdorim ChatGPT kundër propagandës së Ramës

Ndaje në Whatsapp

PD: Të përdorim ChatGPT kundër propagandës së

Sali Berisha ka paralajmëruar një fazë të re të “disiplinës digjitale” brenda Partisë Demokratike. Në një takim me kryetarët e degëve, ai u kërkoi drejtuesve lokalë të përdorin më intensivisht rrjetet sociale dhe madje të shkarkojnë aplikacione të inteligjencës artificiale, si ChatGPT apo Gemini, për t’u përballur – sipas tij – me propagandën e qeverisë.

Berisha tha se përdorimi i rrjeteve sociale nuk duhet të mbetet më një zgjedhje personale për drejtuesit e strukturave, por një detyrim politik. Madje, sipas tij, kjo do të kontrollohet.

“Tani që të jemi të hapur, përdorimi i rrjeteve sociale do kontrollohet. I përdorni apo nuk i përdorni. Është detyrim për atë që drejton dhe ka një post. Përndryshe, të rrijë i heshtur,” u shpreh Berisha.

Ai argumentoi se opozita ndodhet në një betejë të vështirë dhe duhet të përdorë çdo mjet legjitim për të denoncuar, sipas tij, skandalet e qeverisë. Në këtë kuadër, lideri demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama se kontrollon pjesën më të madhe të mediave.

“Ne jemi në një betejë të vështirë. Ne duhet të përdorim çdo mjet legjitim. Ju nuk mund të imagjinoni se çfarë manipulimi bën Rama me 90 përqind të mediave, me lista,” tha ai.

Në thelb, mesazhi i Berishës për drejtuesit e tij ishte i qartë: në politikën e sotme nuk mjafton vetëm aktiviteti në terren. Tani kërkohet edhe aktivitet në Facebook, X apo platforma të tjera – dhe nëse është e nevojshme, edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale. Në fund të fundit, edhe beteja politike duket se po bëhet gjithnjë e më shumë një betejë algoritmesh.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme