Politika 10 April 2026, 16:15 Nga VNA

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me shtetësi shqiptare

Ndaje në Whatsapp

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me shtetësi shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është pajisur me pasaportë shqiptare.

Vendimi është miratuar përmes një dekreti të veçantë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me arsyet apo procedurat e dhënies së shtetësisë shqiptare.

Në dekret thuhet se Adams është pajisur me pasaportë shqiptare me kërkesë të tij.

Ai ka zhvilluar më herët një vizitë në Shqipëri, në tetor të vitit 2025, ku është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama. Adams ka shprehur edhe më parë simpatinë e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e kryebashkiakut të Nju Jorkut.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme