Politika 11 April 2026, 13:25 Nga VNA

Kur s’ka kandidat, ka armik: Berisha shmang emrin për Bashkinë e Tiranës dhe sulmon Ramën

Ndaje në Whatsapp
Kur s’ka kandidat, ka armik: Berisha shmang emrin për Bashkinë e

Kur një ndjekës në Facebook e pyeti se kush do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Sali Berisha nuk dha një emër. Në vend të kësaj, përgjigjja u kthye në një akuzë të gjatë ndaj Edi Ramës, zgjedhjeve dhe mediave.

Në përgjigjen e tij, Berisha tha se opozita do të bëjë gjithçka për të përzgjedhur “kandidatët më përfaqësues në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë”, por shtoi se zgjedhje të lira nuk mund të ketë pa largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Sipas tij, Rama është “armiku më i egër i votës së lirë” dhe çdo iluzion se ai mund të pranojë zgjedhje të ndershme është, sipas Berishës, “mbështetje e hapur për diktaturën”.

Në vijim, Berisha deklaroi se opozita ka arritur t’i “faktojë botës” se në Shqipëri zgjedhjet zhvillohen në kushtet e “partisë-shtet”, se përcaktohen nga “kartelet e drogës” dhe se administrata është shndërruar në “polici politike elektorale”.

Por ndërsa kandidati për Tiranën mbetet ende një mister, Berisha gjeti kohë të ndalet edhe te raportet e Autoritetit të Mediave Audiovizive për pasqyrimin mediatik.

Sipas tij, AMA ka raportuar se mediat i kushtonin rreth 90 për qind të kohës Sali Berishës gjatë një periudhe të caktuar, një përfundim që ai e interpretoi si pjesë të manipulimit mediatik.

Si shembull, Berisha tha se gjatë muajit gusht, kur “qeveritarët ishin me pushime dhe nuk bënin lajme me lakuriqësinë e tyre në plazhe”, ai ishte në selinë e Partisë Demokratike duke denoncuar çdo ditë atë që e quajti farsë elektorale.

Pra, për momentin opozita nuk ka ende një kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Por sipas liderit të saj, problemi kryesor nuk është mungesa e emrit — është ekzistenca e Edi Ramës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme