Politika 12 April 2026, 11:04 Nga VNA

Ivanka Trump në Vlorë apo në Miami? Portalet në Tiranë dhe “teleportimi” që nuk mund ndodhë

Ndaje në Whatsapp
Ivanka Trump në Vlorë apo në Miami? Portalet në Tiranë

Ndërsa disa portale në Tiranë njoftojnë se Ivanka Trump ka mbërritur në Vlorë për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama, raportimet ndërkombëtare tregojnë një tjetër realitet.

Sipas një artikulli të New York Times, vajza e presidentit amerikan ndodhej në Miami, ku ishte së bashku me babain e saj duke ndjekur një ndeshje UFC. Në reportazh përmendet se Ivanka dhe familjarë të tjerë të Trump ishin pranë tij gjatë gjithë mbrëmjes në arenë.

Pra, ndërsa disa media në Tiranë e “shohin” Ivanka Trump në Vlorë, raportimi i një prej gazetave më të mëdha amerikane e vendos atë në Miami.

Si mund të ndodhet njëkohësisht në dy vende?
Këtë ndoshta mund ta shpjegojnë vetëm disa portale të Tiranës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme