Politika 11 April 2026, 14:37 Nga VNA

Kur pushteti zemërohet me pasqyrën…leksione gazetarie nga Rama dhe Berisha

Ndaje në Whatsapp
Kur pushteti zemërohet me pasqyrën…leksione gazetarie nga Rama

Sali Berisha e bëri i pari. Në një reagim në Facebook, ai akuzoi se nga zyrat e Edi Ramës u dërgohen mediave lista se cilët persona nuk duhet të shkelin në studio, cilët duhet të ftohen për t’u diskredituar dhe cilët duhet të ftohen për t’u lavdëruar. Sipas tij, kjo përbën një formë të rëndë censure dhe manipulimi, që ushtrohet përmes mediave të kontrolluara nga qeveria.

Pak më vonë, nga një tjetër skenë politike, erdhi një sulm tjetër ndaj mediave. Në një takim me fermerët në Lushnjë, Edi Rama shpërtheu kundër tyre, duke i quajtur një “lugë të tërë tenxheresh” që, sipas tij, nxjerrin qëllimisht deklaratat e tij nga konteksti për të nxitur konflikt dhe agresivitet ndaj qeverisë.

Dy deklarata të ndryshme, të ardhura në interval të shkurtër kohe, por me të njëjtin thelb: pakënaqësi ndaj medias.

Ironia është se të dy janë politikanë që kanë qenë në pushtet aq gjatë, sa askush nuk mund të pretendojë se nuk e kanë përdorur median. Herë si llustër për të shkëlqyer imazhin e tyre, herë si sëpatë për të goditur kundërshtarët.

Në këtë kuptim, përplasja e tyre me median duket më shumë si një refleks i vjetër i politikës shqiptare: kur media të lavdëron, është partner; kur të kritikon, bëhet armik.

Problemi nuk është se politika përplaset me median. Kjo është e zakonshme në çdo demokraci. Problemi është se politika shqiptare ende duket se e sheh median jo si një pasqyrë të realitetit, por si një mjet që duhet të kontrollohet.

Dhe kur pasqyra nuk të pëlqen, mënyra më e thjeshtë është ta akuzosh atë se të shtrembëron fytyrën. Por pasqyra, zakonisht, nuk ka faj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme