Politika 10 April 2026, 16:10 Nga VNA

Rama u premton pensionistëve “mbijetesën”

Ndaje në Whatsapp

Rama u premton pensionistëve “mbijetesën”

Në takimet që duket se paralajmërojnë nisjen e fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2027, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me pensionistët në Tiranë. Si kategoria më e madhe elektorale në vend pas emigrimeve masive, pensionistët janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes politike, ku premtimet për rritje pensionesh mbeten një refren i përsëritur.

Pavarësisht se pensionet, edhe pas rritjeve të befta të qeverisë, vijojnë të mbeten të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës dhe çmimet e ushqimeve, kryeministri Rama përsëriti objektivin që pensioni minimal të arrijë në 200 euro deri në vitin 2030.

“Nga janari merrni pensione më të larta. Çdo janar pensioni do të rritet. Janarin e ardhshëm do të jetë dyfishi, në janar 2028 trefishi, në 2029 katërfishi dhe në 2030 pesëfishi, për të arritur objektivat që kemi shpallur me ju”, deklaroi Rama.

Megjithatë, objektivi mbetet i shtrirë për një kohë të gjatë dhe mbetet për t’u parë nëse do të realizohet në praktikë. Por edhe në rast se arrihet pensioni minimal prej 200 eurosh, me këtë vlerë nuk mjafton për të përballuar kosotot e jetës në ditët e sotme, e jo më pas 4 vitesh që mund të rriten dhe më tej. Kjo do të thotë se kësaj shtrese i premtohet rritje për mbijetesë, e jo për dinjitet.  

Në këtë kuptim, “rritja” e pensioneve mbetet një objektiv i përsëritur politik, i cili më shumë shërben për premtim elektoral afatgjatë sesa si zgjidhje e menjëhershme për problemet reale të kësaj kategorie.

Megjithatë, Rama nuk i kurseu edhe lajkat kundrejt pensionistëve duke thënë se këta të fundit e njohin politikën më mirë se 90% të deputetëve dhe prandaj duhet të votojnë në shumicë dërrmuese Partinë Socialiste.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme