Zërat për largimin e Hakan Çalhanoglu nga Interi qarkullojnë prej kohësh duke përcaktuar dhe destinacionin që vendlindja e tij Turqia dhe gjigandi Galatasaray.
Rreth kësaj ka reaguar agjenti i tij, Gordon Stipiç i cili tha se turku është i lumtur te Interi.
‘Hakan mbetet plotësisht i përqendruar në atë që ka vërtet rëndësi në këtë faze, Interin, luftën për Scudetton dhe arritjen e suksesit së bashku me ekipin. Javë pas jave, përmes performancave të tij, pasionit dhe ndjenjës së përgjegjësisë në fushë, ai vazhdon të demonstrojë cilësinë dhe rëndësinë e tij për ekipin, ndërsa shikon përpara me krenari dhe vendosmëri të madhe drejt Kupës së Botës së ardhshme, ku ai do ta udhëheqë kombin e tij si kapiten, një përgjegjësi që është një nder i veçantë dhe do të thotë gjithçka për të’, ishin fjalët e Stipiç.






















