Politika 15 April 2026, 20:36 Nga VNA

Berisha në Berat: Mendimi ndryshe lejohet por qëndrimi ndryshe ka pak probleme

Ndaje në Whatsapp
Berisha në Berat: Mendimi ndryshe lejohet por qëndrimi ndryshe ka pak

Në takimin me fermerët në Berat, Sali Berisha u ndal gjatë te debati për mendimin ndryshe brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se partia është “100% e hapur për mendimin ndryshe”. Por, sipas tij, duhet bërë një dallim i qartë mes mendimit dhe qëndrimit ndryshe.

Berisha tha se çdo demokrat mund të shprehë lirshëm mendimin e vet në forumet e partisë pa pasur pasoja. Por, sipas tij, situata ndryshon kur mendimi shoqërohet me veprime që shkojnë në favor të kundërshtarëve politikë.

Për ta ilustruar këtë, ai iu referua drejtpërdrejt rastit të Ervin Salianjit. Berisha tregoi se para se të dilte nga burgu, Salianji kishte shkuar në zyrën e tij për t’i kërkuar mendim nëse duhej të firmoste një dokument ku garantonte se nuk do të vriste Fatmir Xhafën. Sipas Berishës, ai e kishte këshilluar të mos e firmoste, sepse një veprim i tillë do të nënkuptonte pranim faji.

Më pas, Berisha tha se ndërkohë që vetë sulmonte publikisht Ergys Agasin si “një nga figurat më të zeza”, Salianji, sipas tij, drekonte me të. Ai shtoi gjithashtu se nga Elbasani kishte marrë ankesa nga demokratë që pretendonin se Salianji përdorte emrin e Suel Çelës për të rreshtuar mbështetës.

Sipas Berishës, në këtë moment nuk bëhej më fjalë për mendim ndryshe, por për qëndrim ndryshe. Dhe për këtë arsye, tha ai, Salianji ishte “i vetpërjashtuar” nga Partia Demokratike.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme