Opinion 15 April 2026, 16:47 Nga VNA

Rrugët duan njerëz, o njerëz

Ndaje në Whatsapp

Rrugët duan njerëz, o njerëz

Nga Agim Xhafka

Që dje e bëra në plan që drekën sot do e shijoja në Borovë. Pashë në fb që atje rrotull kishte lokale të tipit agroturizëm. Ia shalova Jeep-it e nga Korça ime deri atje nuk qe as 35 minuta. Por ngela në Borovë. Nuk po shihja lokal kund.

-Pyesim dikë këtu në fshat, -i thashë gruas.

Zbrita nga makina dhe trokita te porta e parë. Nuk e hapi kush. Vazhdova te e dyta, e treta, e katërta…

-Qenka një makinë atje sipër, shkojmë pyesim, -tha motra.

U ngjitëm, u afruam e te makina, nuk kishte njeri.

-Ec rrugës se do shohim dikë,-foli gruaja.

Ec e ec e ec dhe pashë tabelën që lajmëron, mbaroi Borova. Por nuk ndala. Gaz e drejt Leskovikut. Askund njeri. Veç një lepur na kaloi në krah.

-Ta pyesim këtë, por nuk i dimë gjuhën, -bëri shaka motra.

Frenova. Më vinte inat, trishtim, por dhe më lotohej. Të merr malli të shohësh një kolonjar në Kolonjë, fola me vete.

-Vëlla, ikim në Korçë. Në Mborje është një restorant i ri me gatime peshku, -propozoi motra.

U kthyem. Nuk folëm deri sa hymë te lokali në Korçë. Dhe aty asnjeri.

-Hapur e keni? -pyeta një burrë që rrinte te dera.

-Hapur, byrazer.

-Po pse nuk rri brenda?

-Se s’ka njeri brenda.

O zot si po rrjedh koha! Së shpejti rrugëve të këtyre zonave do të shohim më shumë lepuj se njerëz. E si Diogjeni do të kërkojmë me qiri për një mik, për një shok, për një vëlla…

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme