Sport 15 Prill 2026, 20:28 Nga VNA

E ardhmja e Asllanit në pikëpyetje, Besiktas heziton për blerjen përfundimtare

Ndaje në Whatsapp
E ardhmja e Asllanit në pikëpyetje, Besiktas heziton për blerjen

 

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani nuk ka arritur të bindë plotësisht drejtuesit e Beşiktaş JK për të aktivizuar blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

I huazuar nga Inter Milan gjatë merkatos së janarit, Asllani nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit turk, i cili tashmë po rishikon planet për të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Beşiktaşit janë të gatshëm ta mbajnë mesfushorin, por vetëm nëse arrihet një marrëveshje më e favorshme ekonomike me klubin italian. Interi kërkon rreth 11 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa turqit nuk janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 5-6 milionë euro.

Në këto kushte, ulja e çmimit mbetet faktori kyç për finalizimin e transferimit. Në të kundërt, palët pritet të ndahen në fund të sezonit.

Kjo situatë shihet si një tjetër sinjal për Asllanin, i cili mund të detyrohet të kërkojë një aventurë të re për të ringritur karrierën e tij.

Video

E ke tepruar pak me këto vetëpërjashtime doktor…

Me ardhjen e PD-se ne pushtet ky pret leket e ish të persekutuarve

Rikthimi i diktorit e vetmja gjë që na mban gjallë

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme