Bota 15 Prill 2026, 14:45 Nga VNA

Tjetër sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur

Ndaje në Whatsapp

Tjetër sulm i armatosur në një shkollë në Turqi, 4

Një sulm i armatosur në një shkollë të mesme në provincën turke të Kahramanmaraş ka lënë të vdekur katër persona dhe ka plagosur të paktën 20 të tjerë, sipas autoriteteve.

Ngjarja ka ndodhur brenda një institucioni arsimor, i cili është evakuuar menjëherë pas të shtënave, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ekipe emergjence.

Guvernatori i provincës, Mükerrem Ünlüer, deklaroi se autori i sulmit ishte një nxënës i shkollës së mesme, i cili dyshohet se ka përdorur armët e babait të tij, një ish-oficer policie.

Sipas tij, sulmuesi ka mbërritur i armatosur rëndë dhe ka hapur zjarr në dy klasa, duke shkaktuar viktima mes mësuesve dhe nxënësve. Në total, 1 mësues dhe 3 nxënës kanë humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë janë plagosur.

Autoritetet konfirmuan gjithashtu se sulmuesi ka humbur jetën në vendngjarje pas ngjarjes, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e plota të tragjedisë.

Video

Siç ka premtuar kryeministri, hapsirat publike janë liruar. Këto zjarrfikëset e reja janë pak obeze

Rrini të qetë… QSUT do të shkëlqejë dhe premtimi do të mbahet. Thjesht duhet të prisni dhe qindra vjet

Një pallat u dogj sot thuajse plotësisht ndërsa jeta e banorëve u rrezikua seriozisht. Këto janë momentet kur forca të policisë dhe të zjarrfikësve hynë në pallat mes flakëve për të shoqëruar jashtë banorët.

Zjarri tek kompleksi i kompanisë Arlis, helikopterët Cougar furnizohen me ujë tek Liqeni Farkës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme