Kronika 15 April 2026, 16:08 Nga VNA

“Mashtrimit me Call-Center bëhen me bekimin e autoriteteve”, Lala: Bosi që po kërkohet është një personazh i njohur, bashkë me gruan

Ndaje në Whatsapp

“Mashtrimit me Call-Center bëhen me bekimin e autoriteteve”,

Shqipëria është shndërruar në një oaz të mashtrimeve me Call-Center-a, nga ku sigurohen fitime marramendëse dhe madje konsiderohet biznesi i dytë ilegal më fitimprurës pas trafikut të drogës në vend.

Kështu u shpreh ndër të tjera në studion e “News 24” gazetarja Klodjana Lala, teksa zbardhi detaje të tjera nga operacioni “Ghost Call” në Tiranë dhe hetimet që po kryhen për tre subjektet ilegale që mashtronin qytetarë të huaj, kryesisht në Austri.

Lala shpjegoi se aktualisht po bëhen kërkime për pronarët e vërtetë të këtyre subjekteve ilegale dhe bosi i tyre bashkë me gruan e tij janë personazhe të njohur.

Por gazetarja theksoi se ky aktivitet që sjell miliona euro fitime, nuk bëhet pa bekimin e autoriteteve në Shqipëri, ndaj theksoi se “kjo është sfida kryesore e drejtësisë dhe kryepolicit të ri”, për t’i goditur dhe për ta hequr vendin nga harta e këtij biznesi mashtrues.

“Është duke u hetuar vetëm në një drejtim tani, për të identifikuar pronarët e vërtetë të Call-Centera-ve që u goditën në Rrugën e Kavajës në apartamentet atje dhe zonës së Kopshtit Zoologjik, Prokuroria pak a shumë e ka të qartë se kush janë këta emra të dyshuar. Ky është një hetim që ka zgjatur dy vjet tashmë. Së pari do shkohet te provat, nga pyetja e personave të pyetur, nga kërkimet, gjetjet, mënyra se si janë pastruar paratë, ende nuk e kanë shpallur në kërkim bosin e Call-Center, së bashku me bashkëshorten e tij, nuk është një personazh i panjohur. Është personazh që njihet në rrethin e atyre që konsiderohen bosët e Call-Center-ave”, tha ajo.

Lala shpjegoi se shumica e emrave në kontratat e lidhura janë persona të tjerë, pra fiktivë e jo pronarë të vërtetë. Ndërsa po analizohen edhe pamjet filmike të subjekteve për të zbuluar drejtuesit.

“Emrat që lidhin kontratat dhe vendosin emrat apo operojnë janë dytësorë apo tretësorë, por boat e vërtetë nuk e lënë gjëkundi emrin e tyre, pra duhet të ketë ose transaksione ndërkombëtare, ose gjurmë të lëna, ose pamje filmike të tij në këto ambiente. Psh., te Kullat në Tiranë janë parë të gjitha pamjet filmike, hyrje-daljet, të huajt që kanë ardhur”, vijoi ajo.

Gazetarja nënvizoi se aktiviteti i paligjshëm me mashtrimet është më fitimprurësi pas trafikut të drogës në hartën e krimit shqiptar.

“Call Center-at janë biznesi i dytë pas trafikut të kokainës më fitimprurësi në Shqipëri. Ka dy drejtime hetimi, një që vjen nga jashtë në SPAK, si ai i Spanjës, ku përmendim rastin e Armand Josifit që mashtroi mijëra qytetarë të huaj. Ai ka qenë një ndër rastet klasike të mënyrës së mashtrimit për kursimet e jetës. Ky aktivitet vazhdon dhe e kam thënë se ky aktivitet nuk mund të lihet as nga drejtësia dhe Policia, ndaj mendoj se kjo është edhe detyra dhe sfida kryesore e zotit Hitaj, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që ta godasë këtë veprimtari, për ta hequr Shqipërinë nga harta, pasi konsiderohet oza i mashtrimit me call-centerat të mijëra e mijëra qytetarëve europianë”, tha Lala.

Madje ajo ndau mendimin se ky biznes nuk bëhet pa bekim të autoriteteve:

“Këto Call-Centera nuk kryejnë aktivitete pa bekimin e autoriteteve shqiptare. Kanë qenë të shtrira deri në SHBA dhe Kanada. Rrisin portofolin e investimit në mijëra euro dhe telefonojnë personat duke u marrë kursimet dhe më tej e zhdukin atë portofol bashkë me fitimet”, u shpreh gazetarja.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme