Politika 21 July 2025, 23:01 Nga VNA

SPAK do të dobësohet pas zgjedhjeve? Lala: Mund t'i hiqet nga kompetenca hetimi i politikanëve!

Ndaje në Whatsapp
SPAK do të dobësohet pas zgjedhjeve? Lala: Mund t'i hiqet nga

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", deklaroi se pas zgjedhjeve, mund të ketë përpjekje nga mazhoranca për të dobësuar SPAK duke i hequr kompetencat.

Lala gjithashtu deklaroi se një problem për prokurorët, është mbarimi i mandatit 9-vjeçar dhe disa prej tyre që kanë hetuar bandat më të rrezikshme mund ta gjejnë veten në prokurori të rretheve ose në rrugë, çka do t'i rrezikonte, ndaj prokurorët e SPAK kërkojnë mundësinë e rikandidimit, por kjo mund të realizohet vetëm me ndryshimin e Kushtetutës.

"Një pjesë e prokurorëve në SPAK janë dhimbje koke për Edi Ramën. E gjithë klasa politike shqiptare, si majtas dhe djathtas, kanë interes të kontrollojnë këtë strukturë. Komisioni Xhafaj ishte mënyra më e sofistikuar që u përzgjodh nga mazhoranca për ta mbajtur ose për ta vënë nën kontroll. Por mendoj se do të zgjedhin strategji tjetër. Është e thjeshtë ta zhbësh një prokurori kur do, mjafton të mos i zgjasësh mandatin dhe këta 20 njerëz që janë atje, të ushtrojnë funksionin e prokurorit, në Sarandë pershembull. Një prokuror që ka goditur bandën e Troplinëve, një prokuror që ka goditur bandën e Suel Çelës, Franc dhe Hajdar Çopjas, grupe të tjera kriminale, në momentin që të nesërmen do të dalë në rrugë…

Mendoj se do të duan ti zhbëjnë kompetencat, me ndryshime ligjore, ti heqë përshembull hetimin e politikanëve dhe ta kthejë që hetohen nga prokuroaie e përgjithshme, dhe atje e ka të lehtë dhe të ndikueshme strukturën politika. Nuk ka nevojë ta zhbëjë si instiucion SPAK-un por i heq kompetencat dhe e lë si peshku pa ujë.

Mund t'i lërë kompetenca për krimin e organizuar, por nuk e shoh SPAK nëse nuk heton edhe krimin edhe politikën. Nëse bie një kriminel, ngrihen pesë të tjerë nëse kanë mbështetjen e politikës, në këtë aspekt mendoj se hetimi i krimit dhe politikës duhet të ecin paralelisht. A ka SPAK nevojë të fuqizohet? Mendoj se po. Tre vitet e para nuk pati rezultat", tha ndër të tjera Lala.

 

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme