Politika 21 July 2025, 18:25 Nga VNA

Ina Zhupa për analizën e PD në shtator, nuk ka emra përgjegjësish për humbjen mjafton të mos ketë “luftë shtrigash”

Ndaje në Whatsapp
Ina Zhupa për analizën e PD në shtator, nuk ka emra

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat është shprehur se partia do të zhvillojë analizën e humbjes në zgjedhjet e 11 majit gjatë muajit shtator. Ajo theksoi se analiza duhet të jetë e thellë, gjithëpërfshirëse dhe konstruktive, duke shmangur përplasjet e brendshme të panevojshme.

“Ka qenë gjithçka e vënë në përdorim për marrjen e votës. Është detyrë që ta demaskojmë këtë proces, por njëkohësisht në shtator duhet të kthehemi në analizën tonë të brendshme – çfarë duhet të bëjmë më mirë. Energjia duhet të fokusohet në rregullimin e situatës së brendshme, më shumë sesa tek farsa zgjedhore”, u shpreh Zhupa.

Sipas saj, analiza do të përfshijë çdo aspekt të funksionimit të partisë dhe nuk do të shmangë asnjë diskutim. Megjithatë, ajo theksoi se kjo nuk duhet të shndërrohet në një “luftë shtrigash”.

“Çdo gjë do të diskutohet me përgjegjësi, jo për të bërë luftë, sepse nuk fitojmë asgjë me përplasje të brendshme. Duhet të kuptojmë se cila është formula fituese, kush janë njerëzit dhe cilat janë modalitetet që na japin më shumë mundësi për një betejë të suksesshme, edhe përballë një shteti elektoral”, theksoi deputetja demokrate.

Pavarësisht qëndrimeve për analizë dhe reformim të brendshëm, Zhupa, ashtu si shumë përfaqësues të tjerë të PD-së, nuk përmendi emra konkretë për mbajtjen e përgjegjësisë pas humbjes. Ajo nuk e përmendi as zbatimin e statutit të partisë nga ana e kryetarit, i cili sipas rregullores duhet të japë dorëheqjen pas një humbjeje të thellë elektorale.

 

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme