Politika 21 July 2025, 09:15 Nga VNA

Rama flet për “Bankers”-in, Veliajn dhe Vlorën/ "Tirana pa drejtim, rinovim me të rinj në bashki"

Ndaje në Whatsapp
Rama flet për “Bankers”-in, Veliajn dhe Vlorën/

Rama për skandalin me “Bankers”: Prokuroria më në fund po heton e pavarur, kemi fituar 240 milionë euro

Kryeministri Edi Rama ka komentuar skandalin me “Bankers Petroleum”, duke theksuar se “ka ardhur dita që prokuroria të hetojë në mënyrë të pavarur”. Rama tha se Shqipëria ka fituar një arbitrazh ndaj “Bankers” dhe kompania i detyrohet shtetit shqiptar 240 milionë euro.

“Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe i heq kapelën prokurorisë për këtë investigim. Uroj që t’i nxjerrë ujin e zi asaj ndërmarrjeje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është ende sot një kosto e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën,” deklaroi Rama.

Ai theksoi se koncesionet e dhëna nga qeveria e tij janë në shërbim të qytetarëve, ndërsa ato të trashëguara i quajti “vrima të zeza” që po sjellin kosto për shtetin shqiptar.

Rama: Tiranës i mungon drejtimi pas arrestimit të Veliajt, kemi riorganizuar PS-në

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kryeqytetit i mungon drejtimi prej një kohe të gjatë pas arrestimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burg që prej 10 shkurtit. Ai pranoi se situata në Tiranë ka qenë “jo e zakonshme” dhe ka kërkuar një riorganizim të Partisë Socialiste për të qëndruar pranë qytetarëve.

“Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre. Kërkesa numër një ka qenë të çlirohen hapësirat publike,” tha Rama, duke lënë të kuptohet se pastrimi i hapësirave të zaptuara në kryeqytet ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve.

Rama: Dorëheqjet në Bashki, domosdoshmëri për të rigjallëruar administratën – Vlora, shembull konkret

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë e vendit, duke i cilësuar si një hap të domosdoshëm për të rigjallëruar administratën vendore dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Ai përmendi Vlorën si një shembull konkret ku është hapur procesi për përfshirjen e të rinjve në drejtimin e bashkisë.

“Dorëheqjet e drejtorëve janë një domosdoshmëri për të shkundur mekanizmat e topitura dhe për të adresuar problematika që lidhen me përkushtimin. Në Vlorë kemi hapur një proces për të ftuar të rinjtë të kandidojnë për drejtimin e bashkisë, duke sjellë energji të re dhe profesionalizëm,” tha Rama.

Video

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme