Politika 19 July 2025, 16:29 Nga VNA

Javën e ardhshme rilind Komisioni Xhafaj. Si qeveria injoroi rekomandimet e Komisionit Europian për këtë komision

Ndaje në Whatsapp
Javën e ardhshme rilind Komisioni Xhafaj. Si qeveria injoroi rekomandimet e

Komisioni Xhafaj për reformën e reformës në drejtësi pritet të mblidhet javën e ardhshme për të vijuar punën e tij, edhe pse zyrtarisht Parlamenti ka përfunduar punën e tij në këtë legjislaturë.

Burime të VNA bëjnë me dije se janë planifikuar të paktën dy tryeza në nivel ekspertësh, për të cilat nuk dihet me siguri se çfarë do të diskutohet, ndërkohë që puna e këtij komisioni ka qenë e kritikuar që nga dita e parë nga partnerët ndërkombëtarë. Komisioni Evropian, në raportin zyrtar të publikuar më 8 korrik 2025 për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, ka adresuar kritika të forta ndaj punës së komisionit parlamentar për thellimin e reformave në qeverisje të mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Edhe pse raporti thekson se puna e këtij komisioni duhet të jetë e hapur, transparente, gjithëpërfshirëse dhe të ruajë frymën e reformës ekzistuese, pa u kthyer në një instrument politik që minon pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, kjo duket se nuk është marrë në konsideratë nga qeveria dhe kryeministri, që me gjasë nuk kanë humbur kohë për të rinisur nga puna për reformën mbi reformën në drejtësi.

Në sinkron me Sali Berishën dhe partinë e drejtuar prej tij, tashmë Komisioni Xhafaj i bashkohet idesë për të “reformuar” reformën, duke pasur si mbështetje edhe pakënaqësitë e mëdha të PD me Prokurorinë e Posaçme.

Interesant është fakti që Komisioni Xhafaj mblidhet në ditët e fundit dhe të nxehta të korrikut, ku i vetmi zhvillim i rëndësishëm në institucionet e reja mbetet zgjedhja e kreut të ri të BKH. Pas largimit të Aida Hajnajt, personazh i përfolur për lidhje me Fatmir Xhafajn, tashmë nuk duket e largët dita dhe ora kur presioni qeveritar të jetë prezent mbi garën që po zhvillohet për kreun e ri të BKH.

Me gjasë, Komisioni Xhafaj do të rindezë fitilin e ndryshimeve të reformës në shtator, me Parlamentin e ri që nis nga puna me një mazhorancë më të konsoliduar në numra se ajo e kaluara. Çka pritet të sjellë një dinamikë të re edhe në procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK – procedurë që nis në fund të tetorit dhe, sigurisht, është qershia mbi tortën e qeverisë, që tashmë është thuajse e gjitha pjesë e lakmisë së saj. Jo vetëm për pushtet politik, por edhe për të shtrirë tentakulat mbi drejtësinë, segmente të posaçme të së cilës – në SPAK – janë të vetmet që ia prishin terezinë mazhorancës së konsoliduar në zgjedhjet e 11 majit.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme