Politika 17 July 2025, 14:10 Nga VNA

Erion Veliaj sëmuret në paraburgimin e Durrësit, mjekim në klinikë private

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj sëmuret në paraburgimin e Durrësit, mjekim në

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë për afro dy orë qelinë e paraburgimit të Durrësit për t’iu nënshtruar analizave në një klinikë private në Durrës.

Lajmi u konfirmua nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila gjithashtu theksoi se Veliaj është rikthyer sërish në qeli.

Burimet thanë se Veliaj ka shfaqur shqetësime shëndetësore me zorrën e trashë dhe për këtë arsye ka bërë edhe kolonoskopinë.

Mësohet se Erion Veliaj, për të njëjtin shqetësim, i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Kryebashkiaku mbahet në paraburgimin e Durrësit prej 10 shkurtit të këtij viti, kur u arrestua në zyrën e tij me urdhër të SPAK.

Ai është nën hetim për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave e fshehjes së pasurisë.

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme