Politika 17 July 2025, 12:25 Nga VNA

Apeli lë në burg Ilir Metën

Ndaje në Whatsapp
Apeli lë në burg Ilir Metën

 

Gjykata e Apelit të Posaçëm shuan shpresat e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga burgu.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati i tij, Kujtim Cakrani, ia la në dorë gjykatës që të aplikojë një nga 7 masat e tjera të sigurisë, përveç arrestimit me burg, me qëllim që Meta të mos mbahet më në paraburgim.

Ndërkohë, prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Sotir Kllapi kërkuan që Meta të vazhdojë të mbahet në arrest me burg, ku ndodhet prej 9 muajsh.

Ish-presidenti u arrestua në tetor të vitit 2024 gjatë një operacioni policor me urdhër të SPAK. Ai pretendon se arrestimi ishte në fakt një rrëmbim dhe se hetimet ndaj tij kanë prapavijë politike.

SPAK, nga ana tjetër, e akuzon për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 17.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 10.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim I.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1. Verifikim i kushteve të masës së sigurimit personal “Arrest me burg” për shtetasin I.M., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale. 2. Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me një masë tjetër”, dhe vendosi:

 

- Miratimin e vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 17.07.2025.

 

 

 

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme