Politika 17 July 2025, 14:01 Nga VNA

Apeli e lë në burg, reagon Meta: "Drejtësi me regji”, akuzon SPAK për urdhra nga PS

Ndaje në Whatsapp
Apeli e lë në burg, reagon Meta: "Drejtësi me regji”,

 

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në burg, duke e cilësuar procesin ndaj tij si pjesë të një "telenovele të turpshme" me regji politike.

Në një reagim për mediat, Meta shprehu mirënjohje për avokatin e tij, Kujtim Cakrani, për përpjekjet në sallën e gjyqit, duke nënvizuar se “ka harxhuar dy orë frymë për ata që nuk kanë as veshë të dëgjojnë e as integritet për të respektuar Kushtetutën”.

Ai sulmoi ashpër Prokurorinë e Posaçme SPAK, duke e akuzuar se është nën ndikimin e mazhorancës socialiste. “SPAK-u është në përgjim permanent të urdhrave nga tribuna e PS-së. Nuk kanë asnjë provë, s’kanë gjetur ndonjë, as kanë për të shpikur dot”, deklaroi Meta.

Lideri i Partisë së Lirisë përmendi sërish çështjen CEZ-DIA, për të cilën pretendon se është përdorur për ta shantazhuar gjatë kohës që mbante detyrën e Presidentit, duke përfshirë edhe emra si Edi Rama, Altin Dumani dhe ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.

Sipas Metës, ata që e akuzojnë janë vetë ata që kanë “fshehur prova, intimiduar dëshmitarë dhe i kanë kthyer në vegla të pushtetit”.

 

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme