Politika 17 July 2025, 12:39 Nga VNA

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare në qarkun e Tiranës dhe përsëritjen e tyre. Vendimi erdhi pas shqyrtimit të ankesës së depozituar nga përfaqësuesit ligjorë të PD-së, të cilët ngritën pretendime për shkelje serioze gjatë procesit zgjedhor.

Në seancën gjyqësore, përfaqësuesit e Partisë Demokratike argumentuan se në disa qendra votimi ishin konstatuar parregullsi të cilat, sipas tyre, cenonin ndjeshëm integritetin e zgjedhjeve dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar. Megjithatë, Kolegji i konsideroi këto pretendime të pabazuara në prova të mjaftueshme për të çuar në pavlefshmërinë e zgjedhjeve në të gjithë qarkun.

Me këtë vendim, Kolegji Zgjedhor konfirmoi rezultatin e shpallur më herët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke i dhënë fund përfundimisht procesit ankimor për Tiranën — qarku më i madh dhe më i rëndësishëm në vend.

Ky është një ndër vendimet më të rëndësishme pas përfundimit të zgjedhjeve, që pritet të ketë ndikim në qëndrimet politike të aktorëve kryesorë për fazën e ardhshme parlamentare dhe politike në Shqipëri.

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme