Politika 18 July 2025, 13:21 Nga VNA

Me territorin mbaruam punë, tani do sigurojmë botën online. Edi Rama mban leksione për sigurinë kibernetike në Berat

Ndaje në Whatsapp
Me territorin mbaruam punë, tani do sigurojmë botën online. Edi

 

Edi Rama ka ndërruar sot xhaketën nga kryepolic i territorit në kryeteknikun e sigurisë kibernetike. Në një takim në Berat, Edi Rama mori përsipër të sigurojë shqiptarët se qeveria e tij ka ngritur institucione që monitorojnë dhe sigurojnë hapësirën kibernetike.

Kryeministri nënvizoi se ndërsa institucionet publike po përforcojnë mbrojtjen në hapësirën kibernetike, sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm:

“Ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike dhe ndërkohë që po përforcojmë dita ditës mbrojtjen tonë në sektorin publik, jemi të shqetësuar se në sektorin privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm dhe këtu ne përsëri mund të ndërtojmë mekanizmat për mbrojtje“, u shpreh Rama.

Në fakt, totalisht jashtë realitetit dhe fakteve, Edi Rama ndoshta ka harruar se sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare janë kaq flagrante sa nuk kanë ndodhur në asnjë vend të zhvilluar të Europës. Të dhënat e shqiptarëve janë sheshit, sulmet kibernetike jo më larg se dy javë më parë bllokuan shërbimet e bashkisë së Tiranës. Ndërsa e-Albania është një faqe ku më shumë se shërbime gjen paqartësi dhe bllokime online.

Edi Rama nuk duket shumë familjar me teknologjinë, por ndoshta dikush duhet t’i kujtojë se institucioni përgjegjës për sigurinë kibernetike në Shqipëri është AKSH, që më shumë se për kibernetikën është i përfolur për tenderat. Se sa për sigurinë, është e kotë të flasësh.

 

Video

Bota në një minutë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë. Ajo po hetohet si pjesë e dyshuar e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme