Politika 17 July 2025, 21:31 Nga VNA

Belind Këlliçi ende shpreson se ndryshimi do vij nga SHBA

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi ende shpreson se ndryshimi do vij nga SHBA

Në një kohë kur Partia Demokratike duhej të kishte bërë analizën e brendshme për humbjen e katërt dhe më të thellë në zgjedhjet e 11 majit, përfaqësuesit e saj në media vazhdojnë ende me tezën se SHBA është ajo që do të sjell ndryshimin në Shqipëri.

Të paktën këtë ka pretenduar deputeti i zgjedhur, Belind Këlliçi, i cili në një intervistë për mediat është shprehur se në muajt në vijim priten vendimmarrje të forta në SHBA dhe sipas tij do të prekin dhe Shqipërinë.

“Unë jam i bindur që në muajt në vijim do të kemi sërish vendimmarrje shumë të forta politike që prekin edhe SHBA-të, prekin dhe rajonin, prekin dhe Shqipërinë”, tha Këlliçi.

Madje, deputeti i PD për të qenë më bindës tek ata qytetarë që ende e besojnë këtë retorikë të vjetër dhe të dalë boje, tha se ende nuk ka ardhur radha e Shqipërisë për t’u trajtuar me prioritet në administratën amerikane.

“Në administratën amerikane kam përshtypjen ende nuk i ka ardhur radha Shqipërisë për t’u trajtuar me prioritet nga ata zyrtarë, nuk po them për presidentin e SHBA-ve, por ata të cilët monitorojnë të gjithë veprimtarinë e e institucioneve në Shqipëri”, tha më tej Këlliçi.

Deklaratat e Këlliçit dëshmojnë se në PD jo vetëm nuk ka vullnet për analizë dhe marrje përgjegjësish për humbjen, por nuk ka as përpjekje për të ndërtuar një narrativë të re që të motivojnë atë elektorat që u ka mbetur besnik.

Të pretendosh pas katër humbjeve radhazi se ndryshimi do vij nga SHBA, duke goditur Ramën, këtë vetëm Këlliçi mund ta besojë. Për më tepër kur dihet se problemin me SHBA i pari e ka kryetari i tij, i cili është ende person “non grata”.

Në fund të fundit, qytetarëve nuk u mbetet tjetër veçse të shpresojnë, bashkë me drejtuesit e PD-së, që “radha” e Shqipërisë në axhendën amerikane të mos vijë pas vitit 2029, pasi Edi Rama të ketë fituar edhe mandatin e pestë.

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme