Politika 17 July 2025, 22:37 Nga VNA

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Ndaje në Whatsapp
Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në

Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një ndryshim i rëndësishëm në këtë shtet.

Partia Laburiste në pushtet ishte zotuar edhe më herët për ulje të moshës nga 18 në 16 për pjesëmarrje në procese zgjedhore.

Kjo duket se është vetëm njëra prej plot reformave që do të bëhen. Disa argumentojnë se demokracia e Britanisë është “në krizë”, sidomos për shkak të daljes së ulët në zgjedhje.

Ndryshimi i moshës së votimit ka qenë i diskutueshëm për kohë të gjatë. Disa kritikë kanë thënë më parë se diçka e tillë është në shërbim të pushtetit, për faktin se adoleshentët që sapo kishin fituar të drejtën e votës konsideroheshin më të prirur të mbështesnin Partinë Laburiste të qendrës së majtë.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që 16 dhe 17-vjeçarët të votojnë, sepse janë mjaftueshëm të rritur për të punuar, për t’i paguar taksat, pra ata kontribuojnë”, ka thënë kryeministri britanik, Keir Starmer.

“Nëse kontribuoni, duhet ta keni mundësinë të tregoni se si dëshironi të shpenzohen paratë tuaja, apo për cilën qeveri duhet të shkojnë”, ka shtuar Starmer.

Qeveria do të duhet ta dorëzojë legjislacionin para parlamentit, ku e ka shumicën e mjaftueshme për t’i bërë ndryshimet.

Sipas të dhënave online, vetëm një numër i vogël shtetesh i lejojnë 16-vjeçarët që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme.

Aty përfshihen Austria, Argjentina, Brazili, Ekuadori dhe Kuba./REL

 

Video

Bota në një minutë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë. Ajo po hetohet si pjesë e dyshuar e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme