Politika 20 July 2025, 08:14 Nga VNA

Vijon përplasja mes fiseve për mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”, reagon djali i tezes së Lapajt që është e para në listë

Ndaje në Whatsapp
Vijon përplasja mes fiseve për mandatin e “Nisma Shqipëria

Tensionet mes dy figurave kryesore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha, pasi të gjithë familjarët e listës së mbyllur po reagojnë për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni.

Një reagim i fundit ka ardhur edhe nga djali i Ana Dajkos, e cila është tezja e Adriatik Lapajt dhe njëkohësisht emri i parë në listën e koalicionit. Në një prononcim për Euroneës Albania, ai ka shprehur keqardhjen për situatën e krijuar, duke theksuar se, sipas tij, mandati duhet t’i përkasë Adriatik Lapajt dhe lëvizjes që ai drejton.

“Mandati i takon zotit Adriatik Lapaj dhe Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, pasi është më i votuari në listë. Nëna ime, Ana Dajko, së bashku me 45 kandidatë të tjerë, ka hequr dorë nga kandidimi përpara se të shpalleshin rezultatet. Çdo vendim i mëtejshëm i takon kryesisë së kësaj lëvizjeje,” – deklaroi ai.

Situata është përshkallëzuar edhe më tej pas publikimit të disa audio-regjistrimeve ku mbështetës të Lapajt dyshohet se kanë kërcënuar Endri Shabanin. Përplasjet u ndezën fillimisht pas tërheqjes së dajës së Shabanit, një kandidat i listës së mbyllur, nga dorëheqja e tij, duke ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve brenda koalicionit.

Ndërkohë, partia e Lapajt ka bërë thirrje për rikthim në tryezën e bisedimeve për të rinegociuar marrëveshjen parazgjedhore. Por deri tani, nga ana e Shabanit dhe subjektit të tij politik, "Nisma", nuk ka asnjë reagim zyrtar.

 

Video

Bota në një minutë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë. Ajo po hetohet si pjesë e dyshuar e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme