Politika 20 July 2025, 11:49 Nga VNA

Shtatori i vakët i opozitës dhe apatia e një partie që betejën e ka me postet në PD

Ndaje në Whatsapp
Shtatori i vakët i opozitës dhe apatia e një partie që

Fjalia e fundit e Sali Berishës për zhvillimet brenda PD ishte kur deklaroi se Ervin Salianji mban detyrën e nënkryetarit të grupit parlamentar të PD. Në mos tallje, kjo është mënyra me të cilën berishizmi ka trajtuar çështjet e brendshme të PD-së. Ku çdo gjë është zgjidhur dhe është zgjedhur sipas dëshirës dhe oreksit të kryetarit të radhës. Me këtë rast, dhe shtatori që po afron, edhe pse me një numër të reduktuar të deputetëve në 50, sërish ka ngjallur kuriozitet për mënyrën si do të vendoset drejtimi i grupit dhe atyre komisioneve parlamentare që i takojnë opozitës.

Me gjasë, Sali Berisha e ka tashmë të qartë se si do t’i ndajë postet në shtator. Në krye të grupit do të jetë një nga besnikët e tij të Foltores, ndërsa në krye të komisioneve parlamentare sigurisht që nuk mund të jenë më të përkëdhelurit e Bashës. Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku janë përpjekur fort këto kohë të tregojnë besnikërinë e pritshme ndaj kryetarit demokrat, por nëse e njeh sado pak modus operandi-n e Sali Berishës, e kupton që telendisja është një proces në zhvillim që nuk mbaron kurrë. Dhe servilizmat apo besnikëria nuk kanë vlerë për sa kohë e ke tradhtuar një herë liderin suprem të PD.

Shtatori do të jetë një skenë e vakët parlamentare dhe, mesa duket, edhe lëvizjet opozitare do jenë po aq të vakëta. Në vend të një debati për riorganizim të PD-së dhe opozitës dhe një strategjie për t’u përballur me mazhorancën, lojërat e vogla, meskine dhe dëshira për të kapur ndonjë post opozitari do ta lënë dhe për ca kohë PD-në në vendnumëro. Si një mallkim për një shoqëri që, sado e pakënaqur nga qeverisja 12-vjeçare, nuk sheh ende një rreze shprese nga opozita që duhet të ishte në qendër të betejës me një qeverisje të kalbur në rrënjë e me degë.

Video

Bota në një minutë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë. Ajo po hetohet si pjesë e dyshuar e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme