Politika 20 July 2025, 14:44 Nga VNA

Cilat janë 3 studiot ligjore të lidhura me politikën që kanë mbuluar zullumet e Bankers. Myslym Murrizi pretendon se janë afër me PD

Ndaje në Whatsapp
Cilat janë 3 studiot ligjore të lidhura me politikën që

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza të forta në lidhje me kompaninë Bankers Petroleum dhe tre studio ligjore që, sipas tij, kanë përfituar miliona euro për “konsulencë fiktive”. Në një reagim të publikuar, Murrizi thotë se që prej vitit 2004, politikanë nga të dy krahët kanë përfituar nga kjo kompani, e cila ka shfrytëzuar burimet natyrore të Shqipërisë pa paguar tatim-fitimin.

Ai pretendon se tre studio ligjore kanë përfituar mbi 11.5 milionë euro, mes tyre një studio në pronësi të një ish-deputeti të PS, një tjetër e një ish-ministri të PD dhe një e tretë që, sipas tij, përdoret nga të dyja palët. Sipas Murrizit, këto studio kanë shërbyer si “zyra shpërblimi” për njerëz të lidhur me politikën, ndërkohë që Bankers ka humbur proceset gjyqësore që ka pasur.

Murrizi i bën thirrje SPAK-ut të hetojë menjëherë këto lidhje të dyshimta, duke akuzuar institucionin për heshtje të qëllimshme dhe hetime selektive.

Reagimi i plotë i Myslim Murrizit:

Ne vitin 2019 kur une flisja ne parlament per vjedhjet galopante te hajduteve te politikes te kompania BANKERS PETROL jo pak funderrina nga PS dhe PD me akuzonin mua se kisha mbajtur mandatin per pazar

Nga dosja hetimore e BANKERS doli ajo qe kisha paralajmeruar para 6 vitesh qe zagaret politik prej vitit 2004 kane mare miliona euro nga kjo kompani hajdute prandaj kjo kompani ka mare nga pasuria e Shqiptareve rreth 15 miliard euro dhe nuk ka paguar asnje lek tatim fitimi

Kush ka pak durim te shikoj qe tre “studio ligjore” kane mare nga BANKERS HAJDUT  11.5 milion euro per “ konsulence” leshi se vet BANKERSI ka zyre te rregullt juridike me mbi 15 punonjes

Njera studio eshte e nje ish deputeti te PS dhe ka mar rreth 6 milion euro nga viti 2017 deri ne mars 2025 me 9 punonjes te punesuar

Studio tjeter eshte e nje ish ministri dhe deputeti te PD dhe ka mare 2.7 milion euro nga shkurti 2019 kur PD dogji mandatet deri ne prill 2025 dhe ka vetem 2-3 punonjes te punesuar

Dhe nje studio tjeter ÇEREKJA qe eshte miks duke u perdorur nga te dyja anet e politikes ka mar 2.6 milion euro nga viti 2020 deri ne mars 2025 me 7 punonjes te punesuar

Te tria “ studiot” kane keshilluar noc rrokun se BANKERS nxjer nafte dhe nje gjyq qe ka bere per gjoben 104 milion euro e ka humbur ne te tria shkallet por kane sherbyer si “ zyra” shperblimi per llogari te tyre dhe padrinove te tyre

Pothuajse ne çdo biznes vip eshte e njenjta skem ku milionat shperndahen si me magji tek halet e politikes

Dhe kur i shoh qe shkruajne apo japin mend e bejne moral pastaj me vjen tua perdor surratin si UTURAK

Vetem per keta dy subjekte ish deputet menjeher dosjen duhet ta mari SPAKU nese hajdutet dhe qelbaniket e SPAKUT qe bene hetime selektive per inceneratoret e leshit nuk jane tredhur nga milionat e eurove te BANKERSIT

ALTIN DUMANI DIL E FOL NJE FJALE PSE PO HESHT PER KETE SUPER VJEDHJE SE NA KENI ÇAR TRAPIN PER AUTOKOMBANJER BEKTASHIN 3 VJET RRESHT

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme