Politika 20 July 2025, 22:40 Nga VNA

Mandati i deputetit/ Shabani akuzon Lapajn: Premtoi dorëheqjen, nuk e mbajti fjalën. Soko: Turp!

Ndaje në Whatsapp
Mandati i deputetit/ Shabani akuzon Lapajn: Premtoi dorëheqjen, nuk e

Vijon përplasja mes Shqipëria Bëhet dhe Nismës Thurje. Sot Endri Shabani në një intervistë televizive akuzoi publikisht liderin e koalicionit Adriatik Lapaj për mosmbajtje të fjalës së dhënë para zgjedhjeve.

Sipas Shabanit, Lapaj kishte dhënë garanci, si publikisht ashtu edhe brenda grupit, se në rast se koalicioni do të merrte vetëm një mandat në zgjedhjet e 11 majit, ai nuk do ta pranonte. “Kishte një garanci që nëse marrim vetëm 1 mandat, nuk do të ishte Adriatiku ai që do ta mbante. Kjo u tha publikisht dhe shprehimisht nga ai vetë,” theksoi Shabani.

Ai sqaroi se skema e vendosur parashikonte që 46 kandidatë të listës së mbyllur do të jepnin dorëheqjen për t’i lënë vend përfaqësimit të atyre që dolën më të votuar nga lista e hapur, në mënyrë që të respektohej fryma e përzgjedhjes nga qytetarët. Por, sipas tij, Lapaj—i cili ndodhej në vendin e 47-të—vendosi të mos e respektonte këtë angazhim, duke përfituar nga pozita e tij si drejtues i koalicionit.

“Kjo nuk ishte pjesë e një marrëveshjeje të shkruar, por ishte një fjalë e dhënë, një standard moral që ai vetë e vendosi si lider,” tha Shabani, duke shtuar se shumë nga ata që kishin nënshkruar dorëheqjet u ndjenë të përdorur.

Kundër Shabanit, eksperti i ekonomisë Pano Soko, një tjetër pjesë e koalicionit, reagoi ashpër në emisionin “Now” me Greta Topjanën në Euronews Albania. Ai e cilësoi situatën si “turp në dy plane”: së pari për mosrespektimin e mekanizmit të listës së hapur, dhe së dyti për konfliktin publik që, sipas tij, rrezikon të djegë çdo urë bashkëpunimi dhe të minojë besimin e publikut.

“Koalicioni ynë i ka marrë votat për të çuar në Parlament ata që morën më shumë vota, jo emra fiktivë nga lista e mbyllur. Të gjithë duhet të përmbushin angazhimin për dorëheqje, siç ishte rënë dakord para qytetarëve,” u shpreh Soko.

Ai paralajmëroi se nisja e një projekti politik me shkelje të fjalës së dhënë mund të jetë fatale për besueshmërinë e lëvizjes në sytë e publikut. “Nëse ne nisim rrugëtimin tonë politik me një humbje angazhimi të tillë, atëherë besimi i njerëzve nuk është një gjë që fitohet shpesh herë. Jemi të dënuar të gjejmë një zgjidhje,” përfundoi Soko.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, i përbërë nga Nisma Thurje dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet, fitoi një mandat të vetëm në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit. Një marrëveshje joformale parashikonte që emrat në listën e mbyllur—pjesë e një zgjidhjeje teknike për të mundësuar listat e hapura në praktikë—do të dorëhiqeshin në mënyrë që mandati të shkonte tek kandidati më i votuar nga lista e hapur. Megjithatë, ky skenar u përmbys pas zgjedhjeve, duke sjellë një krizë të brendshme që tani është bërë publike.

Situata mbetet e tensionuar dhe ende pa një zgjidhje të qartë, ndërsa presioni për transparencë dhe përgjegjësi ndaj votuesve po rritet.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme