Politika 21 July 2025, 11:46 Nga VNA

Berisha lëshon fantazinë për Dumanin/ Ndërhyrjet politike që intimidojnë drejtësinë

Ndaje në Whatsapp
Berisha lëshon fantazinë për Dumanin/ Ndërhyrjet politike

Sali Berisha ka sulmuar sot kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke thënë se “vetëm sa nuk është përleshur fizikisht me një gjyqtare që nuk i ka zbatuar urdhrat, i ka rrëmbyer kompjuterin për ta terrorizuar.” Një deklaratë pa asnjë fakt por thjesht pjellë e fantazisë së kryetarit të PD-së që gjen çdo mundësi dhe hapësirë për të sulmuar ata prokurorë dhe gjykatës që nuk i shkojnë pas shijes së tij. Reagimi? Asgjë. Të gjithë rrinë e pasqyrojnë fantazitë e kryetarit të opozitës duke mos vënë në pikëpyetje qoftë dhe një element të vetëm. A ka ndodhur vërtet kjo përplasje? A mundet që një ish-president dhe kryeministër të nxjerrë nga goja gjëra të tilla pa publikuar asnjë fakt?

Në fakt, veç këtyre pyetjeve, në Shqipëri ka normalisht dhe institucione shtetërore dhe OJF që duhet të reagojnë pas këtyre sulmeve të shëmtuara. Njëjtë pak ditë më parë Edi Rama sulmoi prokuroren e Shkodrës për vendimin e dhënë lidhur me ndërtimet në Theth. Reagimet ishin të drejta dhe të zëshme. Ndryshe nga sa ndodh kur Sali Berisha sulmon prokurore dhe gjyqtarë që nuk janë në një linjë me të. Dhe çuditërisht sulmet e tij bien mbi ata që shqyrtojnë dosjet e tij dhe të familjarëve të tij.

Video

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme