Politika 21 July 2025, 11:24 Nga VNA

Sali Berisha mbron mandatin e Bejtes në Gjykatën Kushtetuese. PD nuk e fsheh më anëtaren e preferuar në këtë gjykatë

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha mbron mandatin e Bejtes në Gjykatën Kushtetuese. PD nuk e

Sali Berisha ka dalë sot hapur në mbrojtje të mandatit të Sonila Bejtes në Gjykatën Kushtetuese. Në dalje nga SPAK, ku sot u paraqit në bazë të procedurës njëherë në dy javë, ai sulmoi kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, se po tenton të largojë nga Gjykata Kushtetuese persona me mandat 8-vjeçar. Në fakt, i vetmi “person” me mandat të përfunduar, por që ende GJK nuk ka shpallur vakancën, është ai i Sonila Bejtes. Kjo e fundit, së bashku me kryetaren në detyrë, Holta Zacaj, në bashkëpunim me Elisa Spiropalin, kanë tentuar që, nëpërmjet artificës së mandatit të Elsa Toskës (e dorëhequr), të zgjasnin dhe mandatin e tyre. Ndërsa Zacaj duket se u tërhoq pas furtunës që shkaktoi veprimi i saj për të mos shpallur vakancën, tashmë mandati i Sonila Bejtes është bërë flamuri i PD, që po kërkon me çdo kusht të ruajë karrigen e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Video

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme