Politika 21 July 2025, 13:02 Nga VNA

Fisi i Tikut dhe hilet e kushërinjvë të Shabanit nuk e bëjnë dot Shqipërinë

Ndaje në Whatsapp
Fisi i Tikut dhe hilet e kushërinjvë të Shabanit nuk e

Nëse kushërinjtë e Adriatikut paskan dhënë dorëheqje nga kandidimi, pse e paskan pasur emrin në fletën e votimit?

Adriatik Lapaj sot i ka nisur një letër tjetër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ajo që është interesante në tekstin e letrës është “argumenti” që Adriatiku përdor kësaj rradhe për të bindur Komisionerin se mandati i vetëm i takon atij. Sipas Adriatikut, kandidatët e familjeve të 3 anëtarëve të vetëm të “Shqipëria Bëhet”, që u shit për koalicion, paskan dhënë dorëheqjen nga KANDIDIMI.

Siç e kemi sqaruar edhe më parë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve bën shkelje të Kodit Zgjedhor nëse kapërcen listën e mbyllur dhe ndan mandate drejtpërdrejt tek lista e hapur. Kodi Zgjedhor dhe Rregullorja e Kuvendit nuk i njeh akrobacitë që Adriatiku kërkon të njihen si teknikë e re për t’ja fut Kodit. Se Kodi është i qartë, i heshtur dhe kokëfortë sa i takon kësaj çështje.

Adriatiku në fillim tha se kandidatët paskam dhënë dorëheqje nga mandati që s’e kishin marrë akoma. Që është njësoj si të shesësh një pronë që nuk e ke blerë akoma. Nëse e bën, quhesh mashtrues dhe askush nuk ka debat në atë rast. Sa i takon këtij argumentit të ri “për t’ja fut Kodit”, sipas të cilit fiset e tre hileqarëve të Shqipërisë qenkan dorëhequr “nga kandidimi”, është po aq qesharak. Një pronë as nuk e dhuron dot nëse nuk je njohur fitues i të drejtave të pronësisë mbi të.

Gjithashtu, nëse kandidatët e listës së mbyllur qenkan dorëhequr nga kandidimi, atëherë pse nuk qenkan zëvendësuar me të tjerë në fletën e votimit? Kodi Zgjedhor është i qartë se pa listë të mbyllur nuk mund të ketë listë të hapur. Nëse ata qenkëshin dorëhequr nga kandidimi, atëherë Koalicioni i hileqarëve nuk mund të regjistrohej në zgjedhje. Ose do duhej t’i drejtohej për ndihmë kushërinjve të tjerë më të besueshëm, se për anëtarësi u kuptua që nuk kanë.

Sa i takon Komisionerit Celibashi, derisa fiset kanë emrat në fletën e votimit, do të thotë që të paktën ai këtë pjesën e “dorëheqjeve” nga kandidimi e lexon dhe kupton siç duhet. Komisioneri nuk i ka njohur dorëheqjet nga kandidimi. Nëse kushërinjtë dhe Adriatiku i lexojnë ato letra si “dorëheqje nga kandidimi”, atëherë sa kohë të gjithë emrat figurojnë në fletën e votimit, do të thotë që ato copa letrash janë njohur si të pavlefshme nga KQZ.

Fleta ku kanë votuar shqiptarët i ka gjithë kushërinjtë të printuar njëri pas tjetrit. Hileqarët që u nisën në zgjedhje me lista kandidatësh sikur po bënin lista dasme, tani duhet të hedhin vallen sipas muzikës së Kodit Zgjedhor.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme