Politika 21 July 2025, 12:14 Nga VNA

Tensione dhe përplasje mes ministrave në paradhomën e Edi Ramës. Pasiguritë për shtatorin ndezin sherrin në oborrin kryeministror

Ndaje në Whatsapp
Tensione dhe përplasje mes ministrave në paradhomën e Edi

Ministrat Igli Hasani, Petrit Malaj, Ulsi Manja, Piro Vengu dhe Ervin Hoxha kanë qenë dëshmitarë dhe protagonistë të përplasjes mes ministrit të Financave dhe atij të Jashtëm. Ngjarja, sipas burimeve, ka ndodhur në paradhomën e kryeministrit, teksa 5 ministrat prisnin të hynin në një takim me shefin e madh.

Më e acaruar duket të ketë qenë situata mes ministrit të Jashtëm dhe atij të Financave, për shkak të një VKM-je që ka lidhje me shpërblimet. Ndërsa pjesa tjetër e ministrave duket se kanë ndërhyrë për të shuar gjakrat e nxehura — ndoshta jo shumë për shkak të VKM-së, sesa për pasigurinë që kanë të sipërpërmendurit për të qenë sërish ministra.

I vetmi i pashqetësuar në këtë dinamikë ka qenë Edi Rama, që si zakonisht përpiqet të shijojë sa më shumë nga këto përballje pa thelb dhe pa shkak, mes personave që ai i ka katapultuar në poste ministrash. Dhe që sigurisht, me një të rënë të lapsit, mund t’i rizgjedhë apo t’i “zhdukë” nga lista e njerëzve me pushtet politik në Shqipëri.

Video

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme