Politika 21 July 2025, 14:25 Nga VNA

Farage: Kam arritur marrëveshje për dëbimin e kriminelëve shqiptarë nga Anglia

Ndaje në Whatsapp
Farage: Kam arritur marrëveshje për dëbimin e kriminelëve

Nigel Farage ka pohuar se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka rënë dakord të pranojë kthimin e të gjithë të burgosurve shqiptarë nga Britania.

Lideri i partisë Reform UK tha se ka qenë në bisedime me kryeministrin shqiptar për një marrëveshje që do të lejonte dëbimin e të dënuarve.

Në një konferencë për shtyp ku prezantoi politikat e partisë për drejtësinë penale, Farage deklaroi:

“Jam në bisedime me Edi Ramën nga Shqipëria dhe mendoj se ai ka rënë dakord që do të marrë mbrapsht të gjithë të burgosurit shqiptarë që ndodhen në këtë vend, gjë që është diçka mjaft e mirë.”

Këto komente duket se vijnë pas një sfide publike që Farage i bëri Ramës në rrjetin X, ku e akuzoi për hipokrizi pas deklaratave të këtij të fundit se Britania ishte shndërruar në një “vend i errët” pas largimit nga BE-ja.

Farage tha gjithashtu se programi i plotë politik i Reform UK do të kushtonte 17.4 miliardë paund, shifër që, sipas tij, do të sigurohej përmes anulimit të projektit HS2 dhe heqjes së objektivit për neto-zero në emetimet e karbonit.

Ai shtoi se një qeveri Reform do të zbatonte një sistem “tre goditje” për të dënuarit për vepra të rënda:

“Nëse njerëzit dënohen për më shumë se tre krime të rënda, atëherë, sinqerisht, mendojmë se janë në rrugën drejt burgimit të përjetshëm,” tha ai të hënën.

Për të krijuar më shumë kapacitete në burgje, ai propozoi ndërtimin e burgjeve të përkohshme të quajtura “burgjet Nightingale”, të frymëzuara nga spitalet e përkohshme të ngritura gjatë pandemisë së Covid-19.

Video

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme