Politika 21 July 2025, 19:06 Nga VNA

Braçe kritikon aksionin ndaj një baxhoje në Divjakë, por e mbyll me mallkime ndaj tatimeve dhe një kërkim falje në facebook ndaj pronarit

Ndaje në Whatsapp
Braçe kritikon aksionin ndaj një baxhoje në Divjakë, por e

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar me tone të ashpra ndaj një aksioni të zhvilluar nga administrata tatimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në një baxho në Zharnec, Divjakë. Sipas tij, në përfundim të kontrolleve janë sekuestruar 33 mijë kg djathë dhe është vendosur një gjobë prej 40 milionë lekësh ndaj pronarit, vetëm pse nuk kishte faturat e qumështit të blerë nga blegtorët vendas.

“Divjakë, atje ku prodhohet qumështi. Ky nuk është rikthim i sigurisë ushqimore, kjo është varrosje e një punëtori. Nga e shtuna pasdite deri të martën në orën 02:00 të mëngjesit, tatimet dhe AKU ushtruan kontroll në baxhon e vogël të Tak Mebellit në Zharnec. Në përfundim i sekuestruan djathin, prodhim i muajve të tërë për sezonin turistik, dhe i vendosën një gjobë 40 milionëshe. I kanë kërkuar faturat e qumështit nga blegtorët, i kanë bërë inventar dhe do t’i marrin djathin e më pas edhe paratë,” – shkruan Braçe.

Deputeti socialist më tej ngre pikëpyetje mbi standardin e ndjekur nga autoritetet, duke aluduar se kontrolle të tilla nuk zhvillohen në fabrikat e mëdha të përpunimit të produkteve ushqimore. Ai akuzon se nëse do të kishte një standard të barabartë për të gjithë, shumë prej tyre do të duhej të përballeshin me masa penale për evazion fiskal.

Braçe pranon se problematika është thelluar pas skemës së re të TVSH-së, e cila u inicua nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2018. Ai e quan atë një politikë të gabuar që ka penalizuar prodhuesit e vegjël dhe ka favorizuar aktorët e mëdhenj të tregut.

Në përfundim të reagimit të tij, Braçe i kërkon ndjesë pronarit të baxhos për faktin se nuk mund ta ndihmojë. “Më vjen turp,” shkruan ai.

Por pikërisht në këtë fjali qëndron edhe paradoksi më i madh i reagimit të tij. Një deputet i mazhorancës që kritikon zbatimin e politikave të qeverisë së vet, por që në fund thotë se është i pafuqishëm për të ndaluar padrejtësinë. Nëse Braçe nuk mund të bëjë asgjë, atëherë kush duhet të veprojë?

Çfarë vlere ka një mandat parlamentar nëse ai nuk përkthehet në mbrojtje konkrete për qytetarët?

Pse në 2018-ën nuk i doli hapur kundër apo të protestonte për vendimin e ministrit të bujqësisë që nxiste evazionin fiskal të fabrikave të mëdha?

Erion Braçe e di mirë që një status në Facebook nuk është reagim i mjaftueshëm përballë një sistemi që penalizon më të dobëtit dhe mbron më të fuqishmit. Sepse në fund, një reagim në rrjetet sociale, pa zgjidhje konkrete, mund të lexohet thjesht si një akt populist për të marrë klikime edhe nga qytetarët që po përballen me gjobat dhe jo si përpjekje serioze për të ndaluar abuzimin dhe arbitraritetin.

 

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme