Politika 3 September 2026, 13:02 Nga VNA

Sezoni turistik 2026 / Opozita kërkon interpelancë me ministrin Blendi Gonxhja: “Turizmi nuk është statistikë propagande, realiteti vuan nga kaosi dhe mungesa e sigurisë”

Ndaje në Whatsapp

 Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja.

Në kërkesën e protokolluar pranë Kuvendit, deputetja opozitare kërkon llogarimarrje mbi mbarëvajtjen dhe menaxhimin e sezonit turistik 2026, duke e akuzuar qeverinë se pas "propagandës për rekorde turistike" po fsheh një sërë problematikash serioze që dëmtojnë imazhin dhe ekonominë e vendit.

Sipas PD-së, ky sezon turistik po përballet me shqetësime të përsëritura në terren, ndër të cilat veçohen:

Ndotja dhe mbetjet: Mungesa e menaxhimit të mbetjeve urbane që ka krijuar ndotje masive në plazhe dhe qytete turistike.
Infrastruktura dhe furnizimi: Problemet e vazhdueshme me furnizimin me ujë të pijshëm, energji elektrike dhe mungesa e sinjalistikës rrugore.
Kaosi urbanistik: Ndërtimet pa standarde në vijën bregdetare dhe ndërhyrjet në zonat e mbrojtura.
Çmimet dhe siguria: Abuzimet me çmimet nga mungesa e kontrollit, privatizimi de facto i plazheve publike, si dhe mungesa e vrojtuesve të certifikuar të shpëtimit në plazhe.
Trashëgimia kulturore: Mungesa e investimeve reale për mbrojtjen dhe promovimin e pasurive kulturore.
Në shresën e saj, Zhupa thekson se turizmi është një sektor strategjik i ekonomisë që kërkon standarde, siguri dhe transparencë, e jo vetëm "fasadë propagandistike".

Deputetja kërkon nga ministri Gonxhja të japë shpjegime mbi masat konkrete të marra nga ministria, problematikat e evidentuara në terren dhe ndërhyrjet e kryera nga institucionet përgjegjëse.

Video

Në republikën e Besës ku askush nuk i beson më askujt

Thesari vetëm ekzekuton: për pagat e bllokuara të drejtësisë, ndiqni urdhrin deri te qeveria

VNA ka siguruar pamjet e makinës së autorëve të dyshuar, e cila ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendngjarja. Sipas të dhënave paraprake, automjeti dyshohet se i përket personave të përfshirë në konfliktin e regjistruar në Vlorë, i cili nisi si përplasje fizike dhe më pas degradoi deri në përdorimin e armës.

Nëse nuk e dini për çfarë jemi të parët në rajon…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme