Kronika 3 September 2026, 13:34 Nga VNA

Përplasje me armë në Radhimë, dhunohet biznesmeni Vasil Bedini; plagoset edhe Luan Muça i “Delta”-s

Ndaje në Whatsapp

ok.PNG

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Radhimës, ku persona të armatosur dyshohet se kanë shkuar në një hotel dhe janë konfliktuar me pronarin e tij, që dyshohet të jetë Vasil Bedini.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti mësohet se ka nisur për shkak të një shume parash, e cila dyshohet të lidhet me një gjobë ose me një borxh të papaguar. Gjatë përplasjes, pronari i hotelit, Vasil Bedini, është dhunuar dhe ka përfunduar në spital.

Në një moment të konfliktit dyshohet se janë përdorur edhe armët. I plagosur ka mbetur edhe Luan Muça, pronar i kompanisë “Delta”.

Pas ngjarjes, personat që dyshohet se kanë sulmuar pronarin e hotelit janë larguar me makinë, por gjatë ikjes automjeti i tyre është përmbysur në rrugë. VNA ka siguruar pamjet e makinës së përmbysur pas ngjarjes.

Deri në këto momente, Policia nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Video

Atentati në Mirditë/ Viktor Bardhi u ndoq dhe u ekzekutua me silenciator brenda makinës, dyshimet çojnë te hakmarrja mes dy fiseve

Në republikën e Besës ku askush nuk i beson më askujt

Thesari vetëm ekzekuton: për pagat e bllokuara të drejtësisë, ndiqni urdhrin deri te qeveria

VNA ka siguruar pamjet e makinës së autorëve të dyshuar, e cila ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendngjarja. Sipas të dhënave paraprake, automjeti dyshohet se i përket personave të përfshirë në konfliktin e regjistruar në Vlorë, i cili nisi si përplasje fizike dhe më pas degradoi deri në përdorimin e armës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme