Kronika 3 September 2026, 13:31 Nga VNA

Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, dyshime se autori përdori armë me silenciator

Ndaje në Whatsapp

fvdv.jpg

Detaje të reja dalin në dritë pas vrasjes së Viktor Bardhit në Ndërfushas të Mirditës. Autori dyshohet se i ka ndjekur lëvizjet e shënjestrës dhe e ka qëlluar për vdekje brenda automjetit të tij. Në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja dhe as armë në makinën e djegur që u përdor në krim. Sipas policisë, ka dyshime që arma të ketë qenë me silenciator, pasi janë gjetur pjesë mbetjesh që përdoren për silenciatorin.

“Rreth orës 8:55 jemi njoftuar në sallën operative për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ndërfushas. Dhe kemi ndërtuar grupin hetimor, kemi ardhur në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar që një shtetas është vrarë në automjetin e tij. Është shtetasi Viktor Marku, datëlindja 1961 dhe ndërkohë jeni edhe vetë prezentë, po bëhen dhe të gjitha veprimet hetimore. Rreth 20 minuta pas ngjarjes, është djegur një automjet, ku është ngritur një grup hetimor i dytë dhe po sqaron rrethanat e rastit. Kemi një të shoqëruar dhe pistë hetimi kemi, por nuk mund ta ndajmë në këtë moment me mediat. Në makinën e djegur nuk janë gjetur armë”, deklaroi drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça.

Makina e djegur e autorëve u gjet në fshatin Munaz të Mirditës.

Viktor Bardhi, 65 vjeç, u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm. Ai është vëllai i Martin Bardhit, i cili u ekzekutua në vitin 2023 në Rrëshen, për motive hakmarrjeje. Në 2025, në autostradën Fier-Vlorë, u vra edhe nipi i tij, Kristian Marku. Fisi Bardhi është në përplasje me fisin Reçi, pasi Martin Bardhin e akuzonin për përfshirje në vrasjen e Saimir Reçit.

Video

Në republikën e Besës ku askush nuk i beson më askujt

Thesari vetëm ekzekuton: për pagat e bllokuara të drejtësisë, ndiqni urdhrin deri te qeveria

VNA ka siguruar pamjet e makinës së autorëve të dyshuar, e cila ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendngjarja. Sipas të dhënave paraprake, automjeti dyshohet se i përket personave të përfshirë në konfliktin e regjistruar në Vlorë, i cili nisi si përplasje fizike dhe më pas degradoi deri në përdorimin e armës.

Nëse nuk e dini për çfarë jemi të parët në rajon…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme