Kronika 3 September 2026, 12:51 Nga VNA

Alban Eftimi i "Atelier 4" dëshmon në SPAK për dosjen e Belinda Ballukut

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Sep 3, 2026, 12_52_41 PM.png

Alban Eftimi i “Atelier 4” dëshmon në SPAK për dosjen e Belinda Ballukut
Alban Eftimi i kompanisë “Atelier 4” është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhënë deklarime në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në fund të muajit korrik, SPAK ka kryer një kontroll në ambientet e kompanisë “Atelier 4”, në kuadër të të njëjtit hetim.

Sipas burimeve të raportuara, gjatë kontrollit janë sekuestruar dokumente dhe materiale që lidhen me projektin e arredimit të një vile luksoze në jug të vendit. Prokurorët e posaçëm po analizojnë materialet e sekuestruara dhe po i krahasojnë ato me provat e tjera të administruara gjatë hetimit.

Bëhet fjalë për një vilë në Dhërmi, e cila është sekuestruar më herët nga autoritetet, pasi dyshohet se mund të jetë një pasuri e padeklaruar që lidhet me Belinda Ballukun.

Hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres përfshijnë dyshime për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërkohë, Balluku është gjithashtu e pandehur në një tjetër dosje që lidhet me tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Jashtme të Tiranës, nën akuzën për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Video

Në republikën e Besës ku askush nuk i beson më askujt

Thesari vetëm ekzekuton: për pagat e bllokuara të drejtësisë, ndiqni urdhrin deri te qeveria

VNA ka siguruar pamjet e makinës së autorëve të dyshuar, e cila ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës gjatë përpjekjes për t’u larguar nga vendngjarja. Sipas të dhënave paraprake, automjeti dyshohet se i përket personave të përfshirë në konfliktin e regjistruar në Vlorë, i cili nisi si përplasje fizike dhe më pas degradoi deri në përdorimin e armës.

Nëse nuk e dini për çfarë jemi të parët në rajon…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme