Klodiana Spahiu është emëruar ministre e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke zëvendësuar në këtë detyrë Evis Salën.
Klodiana Spahiu është deputete e Partisë Socialiste ndërsa mban edhe postin e zëvendëskryetares së Kuvendit. Ajo u zgjodh në këtë detyrë në nisje të legjislaturës së re, në shtator të vitit 2025.
Spahiu është deputete e qarkut të Durrësit dhe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 siguroi mandatin e saj të pestë si deputete.
Ndryshimi në krye të dikasterit të Shëndetësisë vjen pas dorëheqjes së Salës, e cila njoftoi largimin nga qeveria një ditë më parë.
Evis Sala mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në shtator të vitit 2025, si pjesë e kabinetit të mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama.





















