Kronika 24 September 2026, 19:38 Nga VNA

QSUT-ja me formular për mikrofonin: mjekët duhet të marrin leje para se të flasin në media

Ndaje në Whatsapp
QSUT-ja me formular për mikrofonin: mjekët duhet të marrin leje

Në QSUT, përpara se një mjek të flasë në televizion, në një portal apo në një podkast, duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për dalje në media”. Sipas dokumentit, procedura vlen edhe për infermierët e punonjësit e tjerë të spitalit, përfshirë deklaratat publike në rrjetet sociale.

Formulari kërkon të shënohen media, formati i daljes, tema, qëllimi i deklaratës, pjesëmarrësit e tjerë dhe materialet që do të përdoren. Më pas, kërkesa shqyrtohet nga Shefi i Marrëdhënieve me Publikun dhe i përcillet Drejtorisë së QSUT-së për miratim. Me pak fjalë, para se të hapet mikrofoni, duhet të kalojë shkresa.

Procedura ngre një pyetje: çfarë ndodh kur një punonjës kërkon të flasë publikisht për mungesë medikamentesh, kushte pune apo probleme në shërbimin ndaj pacientëve? Kritikët druhen se miratimi paraprak mund t’i frenojë këto deklarata. Për momentin, nga informacioni i dhënë nuk është e qartë nëse QSUT-ja bën dallim mes një daljeje në emër të institucionit dhe një deklarate të punonjësit në emrin e vet.

Lexo gjithashtu

Video

Klodiana Lala ka bërë të ditur se ka depozituar një denoncim ndaj Hysenit, duke deklaruar se emri i saj është përdorur për të ushtruar presion ndaj të tjerëve. Lala paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjorë edhe në Britaninë e Madhe. Në “Opinion”, ajo ngriti gjithashtu pretendime të forta mbi materiale sensitive të SHISH-it që, sipas saj, janë gjetur në automjetin e Ergys Agasit, si dhe mbi komunikime që pretendon se janë pjesë e dosjes hetimore.

Këto janë momentet kur dhjetëra delegatë largohen nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ngjitet në foltore për të mbajtur fjalimin e tij. Largimi i delegatëve u zhvillua në shenjë proteste. Duke reaguar nga foltorja, Netanyahu i cilësoi ata që u larguan si “frikacakë moralë”.

Tani radha është e shtetit. SPAK dhe GJKKO duhet të tregojnë nëse kjo ishte vetëm shpifje e dëshpëruar, apo përdorim publik i informacionit sekret nga një ish-shefe shërbimi që sot është nën hetim pikërisht për nxjerrje sekretesh. Sepse nëse shteti hesht, atëherë Vlora Hyseni nuk ka kërcënuar vetëm Klodin. Na ka kërcënuar të gjithëve.

Çfarë ndodhi sot jashtë Parlamentit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme