
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi.
Shkak për moszhvillimin e seancës këtë të enjte është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupës gjykuese. Për rrjedhojë, procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit do të vijojë në një datë tjetër.
Edhe seanca e mëparshme ishte shtyrë për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues.
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme, ndërsa gjatë seancave të deritanishme palët kanë paraqitur kërkesat dhe pretendimet e tyre.
Gjykata ka caktuar një datë të re për zhvillimin e seancës së radhës.






















