Kronika 23 September 2026, 15:25 Nga VNA

GJKKO rrëzon vendimin e SPAK për resortin në Rrjoll, urdhëron nisjen e hetimeve

Ndaje në Whatsapp

dvfdfd.png

Gjykata e Posaçme ka pranuar ankimin e banorëve të Rrjollit dhe ka rrëzuar vendimin e SPAK për mosfillimin e hetimeve lidhur me kallëzimin e tyre për projektin turistik “Baks Bay”.

Gjyqtarja Flojera Davidhi ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal dhe të nisë hetimet për pretendimet e ngritura nga banorët, të cilat lidhen me dyshime për falsifikim dokumentesh, korrupsion dhe parregullsi në ndërtimin e resortit.

Banorët pretendojnë se projekti po zhvillohet mbi toka të përfituara në mënyrë të paligjshme dhe kanë kërkuar verifikimin e dokumentacionit të pronësisë. Në kallëzimin e tyre janë ngritur pretendime për falsifikim dokumentesh ndaj Fatmir Shpellzës, ndërsa ndaj kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulajt janë ngritur pretendime për ndërtim të paligjshëm.

Konflikti për projektin ka shkaktuar prej muajsh tensione në zonë. Banorët e Rrjollit protestojnë prej rreth tetë muajsh kundër ndërtimit të resortit, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe përplasje me punonjës të sigurisë dhe efektivë të policisë.

Me vendimin e GJKKO-së, çështja rikthehet tashmë në SPAK, i cili duhet të regjistrojë procedimin dhe të hetojë pretendimet e paraqitura në kallëzim.

Lexo gjithashtu

Video

Momente frike janë regjistruar gjatë një eventi me dema dhe kuaj në Murcia të Spanjës, pasi një dem me peshë rreth 508 kilogramë arriti të kalonte barrierën mbrojtëse. Demi përfundoi në korridorin e sigurisë, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin pranë arenës. Ngjarja ndodhi gjatë aktivitetit përmbyllës të një panairi lokal. Pavarësisht situatës së rrezikshme, nuk u raportua asnjë person i plagosur.

Arrestohet në Rusi Shpëtim “Salvatore” Aliu, 51-vjeçari i kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si një nga figurat kyçe të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Sipas SPAK, Aliu dyshohet se siguronte dhe organizonte ngarkesa kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, duke bashkëpunuar me disa grupe kriminale shqiptare. Në dosje përmenden lidhje me grupet e drejtuara nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Jetmir Pepa dhe Sokol Bibaj. Hetimet lidhen me 5 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ndërsa komunikimet në SKY ECC kanë qenë një nga elementët kryesorë të hetimit. SPAK e akuzon Aliun për trafik narkotikësh, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale. Pas arrestimit në Rusi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

3.2 milionë euro të fshehura në muret e një banese në Itali! Pamjet e publikuara nga autoritetet italiane tregojnë momentin kur karabinierët çajnë muret e banesës dhe nxjerrin shuma të mëdha parash, të fshehura në hapësira të posaçme. Gjatë operacionit në Caivano, pranë Napolit, u sekuestruan rreth 3.2 milionë euro, kryesisht në kartëmonedha 50-euroshe, si edhe 11 orë luksoze me vlerë mbi 127 mijë euro. Operacioni ishte pjesë e një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Protestuesit i zënë rrugën Zegjinesë, shpërthen deputetja: “Po ulni figurën e një femre!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme