Kronika 23 September 2026, 13:52 Nga VNA

“Skënderi më thirri, shpresoj të ketë porosit KM”/ Mesazhet e Vlora Hysenit me Agasin, çfarë i shkruante për drejtorin e Policisë dhe Belinda Ballukun

Ndaje në Whatsapp

ChatGPT Image Sep 23, 2026, 01_51_53 PM.png

Komunikimet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit nxjerrin në pah të tjera detaje, ku në bisedat mes tyre përmenden Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, dhe Belinda Balluku.

Sipas materialit të SPAK, më 19 gusht 2026, Hyseni e informonte Agasin se Skënder Hitaj e kishte thirrur për një takim të hënën. Në të njëjtin mesazh, ajo shprehte shpresën që pas takimit të mund të qëndronte një porosi e Kryeministrit.

“Skënderi më thirri me u taku të hënën... Të shpresoj që ka porosit KM...”, shkruante Hyseni, sipas komunikimit të cituar në dosje.

Në vijim të bisedave, Hyseni i përcillte Agasit edhe informacione paraprake që lidheshin me emra të tjerë të mazhorancës. “Taulant Balla kryetar Kuvendi... Kështu janë infot... Bela me Taon shoku”, thuhet në një tjetër mesazh.

Sipas materialit të SPAK, me “Bela” dhe “Tao” nënkuptohen Belinda Balluku dhe Taulant Balla. Nga fragmenti i bërë publik, megjithatë, nuk sqarohet më tej se çfarë nënkuptonte konkretisht Hyseni me shprehjen “Bela me Taon shoku”.

Në dosje, këto komunikime paraqiten në kuadër të pretendimit të SPAK se Hyseni po përpiqej të ndihmonte Agasin dhe i përcillte atij informacione.

Pjesë nga dosja hetimore:

Përpjekjet e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni për të ndihmuar personin nën hetim Ergys Agasi edhe në instanca të tjera pasqyrohen edhe në mesazhin e datës 19.08.2026 ku e informon se; “Skenderi me thirri me u taku te henen …(Skender Hita Drejtori i Përgjithshëm i Policisë)… Te shpresoj qe ka porosit km….”

Solidarizimi me personin në kërkim Ergys Agasi pasqyrohet edhe në mesazhet e datës 22.08.2026 ku Vlora Hyseni i shkruan; “Sa sh gjera na Kane bere ne…. Te gjitha shpirt… O shpirt Kjo eshte nje situate qe do ja hedhim… Problemi eshte koha… Sa konsistenc kemi….” Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi; “Taulant Balla kryetar kuvendi…. Keshtu Jane infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku).

Video

Momente frike janë regjistruar gjatë një eventi me dema dhe kuaj në Murcia të Spanjës, pasi një dem me peshë rreth 508 kilogramë arriti të kalonte barrierën mbrojtëse. Demi përfundoi në korridorin e sigurisë, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin pranë arenës. Ngjarja ndodhi gjatë aktivitetit përmbyllës të një panairi lokal. Pavarësisht situatës së rrezikshme, nuk u raportua asnjë person i plagosur.

Arrestohet në Rusi Shpëtim “Salvatore” Aliu, 51-vjeçari i kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si një nga figurat kyçe të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Sipas SPAK, Aliu dyshohet se siguronte dhe organizonte ngarkesa kokaine nga Amerika Latine drejt Europës, duke bashkëpunuar me disa grupe kriminale shqiptare. Në dosje përmenden lidhje me grupet e drejtuara nga Dritan Gjika, Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, Armando Pacani, Jetmir Pepa dhe Sokol Bibaj. Hetimet lidhen me 5 episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, ndërsa komunikimet në SKY ECC kanë qenë një nga elementët kryesorë të hetimit. SPAK e akuzon Aliun për trafik narkotikësh, pastrim të produkteve të veprës penale, grup të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale. Pas arrestimit në Rusi, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

3.2 milionë euro të fshehura në muret e një banese në Itali! Pamjet e publikuara nga autoritetet italiane tregojnë momentin kur karabinierët çajnë muret e banesës dhe nxjerrin shuma të mëdha parash, të fshehura në hapësira të posaçme. Gjatë operacionit në Caivano, pranë Napolit, u sekuestruan rreth 3.2 milionë euro, kryesisht në kartëmonedha 50-euroshe, si edhe 11 orë luksoze me vlerë mbi 127 mijë euro. Operacioni ishte pjesë e një aksioni të gjerë kundër krimit të organizuar në zonën e Napolit.

Protestuesit i zënë rrugën Zegjinesë, shpërthen deputetja: “Po ulni figurën e një femre!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme