Kronika 24 October 2026, 19:53 Nga VNA

Policia e Shtetit kujtohet për të drejtën e protestës paqësore, paralajmëron qytetarët të distancohen nga personat e maskuar

Ndaje në Whatsapp
Policia e Shtetit kujtohet për të drejtën e protestës

Në një kohë kur protestat vijojnë të shoqërohen me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë publike, duke u kujtuar qytetarëve se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore garantohet me ligj.

Në reagimin e saj, Policia pretendon se gjatë protestës së sotme efektivët janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat, sipas saj, kanë rrezikuar jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë, si dhe sigurinë e qytetarëve.

Institucioni u bën thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët, sipas deklaratës, sulmojnë efektivët, institucionet dhe dëmtojnë pronën publike e private.

Policia kërkon gjithashtu që qytetarët të shmangin zonat ku po ndodhin përplasje, ndërsa paralajmëron se çdo veprim i dhunshëm do të trajtohet në përputhje me ligjin.

“E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj”, thuhet në deklaratë.

Por ndërsa Policia kujton detyrimet ligjore të protestuesve, mbetet po aq i rëndësishëm detyrimi i saj për të respektuar të drejtën e tubimit, për të dalluar protestuesit paqësorë nga personat që kryejnë akte dhune dhe për të përdorur forcën vetëm kur është e nevojshme dhe në mënyrë proporcionale.

Në deklaratën e sotme nuk jepen sqarime për përdorimin e gazit lotsjellës apo të plumbave të gomës gjatë ndërhyrjeve policore.

Policia e Shtetit e mbyll reagimin duke deklaruar se vijon të jetë në krye të detyrës, në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.

Video

Dy persona të tjerë të plagosur gjatë protestës kanë mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, duke e çuar në 11 numrin e të lënduarve. Në videon e siguruar nga VNA shihet mbërritja e dy të plagosurve në spital. Ende nuk dihen rrethanat e dëmtimit

Policia dhunon qytetarin dhe largohet duke e lënë këtë të fundit pa ndjenja. Nuk flitet më për zbatim ligji. Kjo është thjeshtë barbari

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Shkelma në kokë dhe goditje me shkop gome ndërkohë që ishte pa ndjenja. T’i quash shtazë ofendon kafshët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme